Kërkesa për dashuri më kujton një këngë rrugësh, me një
tekst bajat, që duhet të ketë dalë në qarkullim në vitet 80 në Korçë. Refreni është
pak a shumë “Lermë në krah moj të të marr/ Dhe të të heq atë mërzi/ Na prêt të
gjithëve një gur mbi varr/ Pak dashuri pak qetësi!” Pelshi në një status të
fundit, që lidhet me Kullën e Korçës përbetohet se e do shumë qytetin(ai dhe Bashkia)
dhe kërkon nga të gjithë “shumë dashuri”.
Dashurinë e kërkon nga bashkëqytetarët , të cilët kundërshtojnë
projektin e Kullës, që sipas tij nuk është aq I keq sa ju duket atyre, por
urrejtja partiake apo personale ndaj Peleshit
i verbon.
Sigurisht, që nuk i bëhet kaq vonë për dashurinë e atyre, që i ka kundër, por duket, që kërkon një fashitje të zhurrmës rreth Kullës, për të
patur të lehtë fitoren e njerëzve të tij në zgjedhjet lokale të qershorit. I di
dobësitë e Kryetarit të sotëm të Bashkisë dhe i trembet ndonjë firoje të
mundshme në votat.
Mesazhet për dashuri ( të zakonshme në raste Krishtlindjesh)
janë shenjat e hapjes së fushatës elektorale, kur politikanët shqiptarë nderin
buzëqeshjet, përqafohen me njerzit dhe thërresin “sa ju duam të dashur zgjedhës!”
Nuk kanë lidhje me Kullën( veç nëse shefi i tij Rama ja ka hequr veshët për
pamjen gjysëm të përbindshme të saj).
E them këtë me bindje, se në qershor të këtij viti, kur
filluan përplasjet e mëdha në shtyp për Kullën, zv.kryeministri Peleshi nuk dha
asnjë mesazh dashurie, mirkuptimi apo respekti për ata , që kritikonin
projektin. Ndaj një artikulli të gazetarit Kallamata dhe letrës së hapur të
disa arkitektëve korçarë, që jetojnë në Amerikë dhe Kanada u përgjigj vetëm me
një “Shock of the New”, të kopjuar nga autori i projektit të kullës,
australianit Wilson. Mes arkitektëve, që i shkruanin ishin jo vetëm të njohur të
tij(thuajse të gjithë më të moshuar), por edhe dy të afërm të tij, e megjithatë
i dashuri Niko, nuk denjoi as të jepte një përgjigje me dy rrjeshta. Në faqen e
tij në FB, lejonte pasvanë të tij të shkruanin fyerje kundër arkitektëve, të cilët po i
luteshin të bënte diçka për ta ndryshuar sa pa qënë tepër vonë.
Tani Niko Peleshit nuk i duhet dashuri por vota!
Megjithë problemet e mëdha me Kullën, po të jetoja në Korçë
do ja jepja Peleshit ose dikujt nga ekipi i tij. Do e bëja se e konsideroj mes
dy të këqijave më të voglën. Drejtimi i Bashkisë në periudhat e Partisë
Demokratike ka qënë më i dobti në historinë 23 vjeçare të Bashkisë së Korçës
post-Diktaturë. Edhe tani ata , që drejtojnë PD-në në qytet nuk kanë asnjë
avantazh moral apo intelektual ndaj grupit të Peleshit. Për më tepër, një përplasje
mes pushtetit lokal dhe atij qëndror do sjellë dhe të atyre pak fondeve për ndërtime
apo shërbime publike.
Ka edhe një tjetër problem të madh në Korçën e këtij
shekulli, që fillon prej kohës së Diktaturës. I mungojnë figura të shquara në
biznes apo në çdo fushë tjetër, që mud të kenë autoritetin që të garojnë si të
pavarur.
Ndaj edhe pse nuk mund ti japim Peleshit dashuri jemi të
detyruar t’i japim votën!
No comments:
Post a Comment