-E tha dhe i Madhi.
-Cili i Madh? I Madhi fare o Rama?
-Po. Ja u mbylli gojën të tërëve.
-Po si e tha?
-Ata që janë të sëmurë nga revizionistët sovjetikë të vinë të
shërohen në Kulla.
-Akoma ka revizionistë sovjetikë? Bashkimi Sovjetik sikur
kaput?
-E po Rusi o njesoj është. Neosllavizmi.
-Po si do shërohen në Kulla?
-Do hipin në Kullë dhe do shërohen.
-Dhe po të shërohen të tërë ç’do bëhet?
-Po ja u tha me të tallur. Me ironi.
-Unë përsëri nuk e kuptoj.
-E shanin shumë vetë Kullën?
-Po e shanin.
-Ata , që e shanin janë revizionistë sovjetikë, prandaj ta
mbyllin gojën!
-Po me Kullën ç’do bëhet?
-Galeri arti. E tha i Madhi! Bukuria është më e mirë edhe se
Buka.
-Po ç’hyn këtu Buka?
-Ka kuptimin, që me lugë bosh mund të ngopesh, po të jetë
luga e bukur.
-Luga është Kulla?
-Jo në mënyrë figurative. Si tha atëhere ai i Madhi: Edhe
bar, do hamë po të jetë i bukur!
-Cili i Madh? Saliu?
-Jo. Enveri.
-Po Zogu nuk ka thënë ndonjë gjë?
-Vetëm atë të opingave di të atij.
-Që do merrni opingën e Sheros?
-Jo. Atë që do mbathim opingat dhe do i qepemi kodrave e
maleve e t’i bëjmë pjellore, si edhe fushat.
-Dhe do i vrojtojmë nga Kulla?
-Ala ke Kulla ti?
No comments:
Post a Comment