Ajo,
Alkimistja me fytyrë bezhë,
E netëve plot avuj, lëngjesh,
Që vlojnë për ëndrrën e kthimit në ar
Dhe ç’ka mbetet për të tjerët -
Vrer;
Ajo dërgoi mbrëmë,
Një urim dashurie të akullt,
Në një të athët eter,
Dhe mes shtëllungash dyshimesh
Të gjeta të mpakur.
Unë grrisa Tabelën e Mendelejevit,
Që të mundon aq shumë
Me të zbuluarat,
Që nuk i përgjigjen tëndes Mirësi.
Kryet t’i putha lehtë;
Pëshpërita:
“Merrmë edhe mua në tjetrën Gjithësi!”
No comments:
Post a Comment