Naum Andon Mara ishte gjyshi im, emrin e të cilit e trashëgoj
të plotë, ashtu si edhe ai e kishte trashëguar të plotë nga gjyshi i tij.
Kam dëgjuar të flitet shumë për të, sa më duket sikur e kam
njohur. Ndoshta edhe pse një foto e madhe e tij me gjyshen, zinte gjithnjë
vendin më të mirë në shtëpinë tonë.
Ka 77 vjet, që është larguar nga jeta dhe kishte hyrë në të
145 vjet më parë. Si Naum Andon Mara në Dushar të Oparit. Disa vite më vonë e
gjithë familja ishte çvendosur në Voskopojë.
Ishte një njeri nga ata, që i quajnë “self-made”, se kur
ishte 9 vjeç i jati e kishte marrë ta ndihmonte në Stamboll dhe dy vjet më vonë
ishte i detyruar të mbante familjen me të holla, se i jati i vdiq.
Kishte mësuar të shkruante dhe lexonte mirë greqisht dhe
turqisht, sepse i pëlqente të dinte se çndodhte në Turqi, por edhe në botë. Djemtë
e adhuronin, si njeri, që donte zhvillimin, shkollimin, mirëqënien dhe të bukurën
dhe të drejtën. Duhet të ishte dikush, që e meritonte adhurimin.
Njoh çdo tipar të fytyrës së tij, por nuk e kam dëgjuar kurrë
të flasë.
Nuk mund ta quaj mall ndienjën, që kam për të.
Mbase krenari.
Krenari per njeriun, nga i cili kam marrë emrin e plotë.
No comments:
Post a Comment