Ndërkrerëse mes
kreut
Të dymbëdhjetë
e të trembëdhjetë
Shtrati i fortë u tund.
Një dorë kishte kapur supin e Naim Hanës dhe e lëvizte me shpejtësi. Nga
shtrati tjetër vinte e gërrhitura e fortë e Naun Bajutit.
-Cke Kol?
-Mos e beso atë. Bën
shumë pyetje dhe flet me kode.
-Kush?
- Shëëëëttt…mos e ngri zërin.
Nuk e besoj edhe kur gërrhet! Këtu përgjohemi.
-Përgjohemi nga kush?
-Nga lart dhe nga ai. Prandaj
flet me kode.
-Kush flet me kode?
-Nuk e dëgjove? Nuk i kuptohet
asgjë. Duhet të arratisemi!
-Të arratisemi? Si?
-Mos ngri zërin se dëgjojnë!
Përgjohemi.
No comments:
Post a Comment