Sunday, 7 December 2014

Një shifër e frikshme.

Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, para disa ditësh dha një shifër “të llahtarshme” për spiunët.
 400 mijë.
Edhe pse gjatë kohës së Diktaturës kishim dëgjuar rreth numurit të madh të bashkëpuntorëve të Sigurimit, nuk mund të mendonim se numuri ka qënë kaq i përbindshëm. Po bëj një llogaritje të trashë të popullsisë shqiptare të rritur nga 18 deri 60 vjet. Prej vitit 1950 e deri më 1990 në Shqipëri kanë jetuar rreth 1 milion e 900 mijë shqiptarë të kësaj moshe. Po të zbresim nga ky numur 200 mijë komunistët, të cilët me ligj nuk lejoheshin të ishin bashkëputorë të Sigurimit, atëhere thuajse 1 në 4 shqiptarë të rritur ka qënë spiun. Po të konsiderojmë të llogjikshme, që numuri i grave të rekrutuara duhet të ketë qënë shumë më i vogël se ai i burrave, atëhere është e sigurt se në ]do tre meshkuj, njëri ka qënë spiun!
Eshtë gjëja më e përbindshme, që i kanë bërë vendit tonë!
E pamundur me kaq e kaq ndërgjegje të njollosura dhe të shkatërruara, të mund të imagjinojmë se në një brez mund të ketë shëndoshje morale të shoqërisë shqiptare!
E kanë shkatërruar si mos më keq atë popullsi!
Vetëm për këtë gjë, përgjegjësit e drejtpërdrejtë duhet të ishin dënuar me burgje të rënda!



No comments:

Post a Comment