Monday, 1 August 2022

Qaj për mua me rrëke (Cry me a river - Ella Fitzgerald)

Tani je i vetëm thua

Dhe natën e tërë qave pa gjumë në sy,

Qaj për mua me rrëke, lumenj lotësh derdh për mua,

Si me rrëke unë qava për ty.

Tani edhe më fal thua,

Që më gënjeje në sy,

E po qaj me rrëke, lumenj derdh për mua,

Ashtu si me rrëke unë qava për ty.

 

Më çmende, thuajse pa mend në kokë më le,

Dhe vetë nuk derdhe një pikë lot,

E kujton, unë i kujtoj të gjitha që më the,

Më the dashuria është kot,

Më the që nuk doje më të ishim bashkë, dhe

Tani, vetëm tani më thua të dua

Të besoj që fjalën se bën më dy,

Fillo të qash me rrëke, lumenj lotësh derdh për mua,

Ashtu si lumenj derdha unë për ty.

 

 

No comments:

Post a Comment