Pashë këtë foto të National Geographic, gjë që nuk e kam parë në vitet që kam jetuar në Shqipëri, por menjeherë mendja më shkoi në Edi Rama. Nuk më shkoi tek askush tjetër dhe jo nga brekushet që ka katundari i Shqipërisë së Mesme, që i prin karvanit me gra të ngarkuara me ushqim për bagëtitë.
Edi Rama është
shqiptari tipik, që i do gratë për t’i shfrytëzuar!
Eshtë tamam si një udhëheqës, që nuk mban gjë në kurriz, por
i prin karvanit me ministresha të ngarkuara. Qeveria, pikërisht se Rama është
një anadollak i maskuar, ka më shumë gra se burra.
Gratë e ngarkuara me përgjegjësi në qeverinë Rama 3 thuajse
nuk bëjnë dot asgjë të rëndësishme pa urdhërin e tij. Dhe të rëndësishme për
Ramën janë gjithshka e lidhur me tenderat e mëdha fitimprurëse, të cilat i përdor
për të ndihmuar Partinë të rrijë gjithnjë në fuqi, ndihmon xhepin e tij të madh
dhe shpërndan edhe në të tjerët që bëjnë punët e pista dhe marrin edhe “plumbat”
në rast të një zbulimi të dallaverave.
Narcisist, arrogant, shpërfillës, i pasigurt, intrigant,
paranojak, Rama i ka të gjitha cilësitë e duhura për të vënë në punë gratë që i
përbuz dhe të cilat nuk i rrezikojnë dot pushtetin brenda Partisë. E di që
gruaja shqiptare për shkak të shtypjes tradicionale është më pak e prirur të
organizojë komplote për të rrëzuar shefin. Për më tepër, të “katapultuara” në
poste pa e ditur se mund të ishin ministre, pjesa më e madhe e tyre ndjehen
plotësisht të detyruara t’i shërbejnë “deri në vdekje” mashkullit udhëheqës.
Pak a shumë si Lenka Cukot, Themijet dhe Teftat e 40 vjetëve më parë.
Dikush mund të thotë, se në qeverinë Rama ka dhe disa burra
ministra. Nuk do i llogarisja si të tillë paloburrat e tipit Cuçi dhe Peleshi,
që vërtet janë ngarkuar të na mbrojnë nga armiqtë dhe keqbërësit, por që janë
po aq të bindur sa edhe ministreshat e ngarkuara me tagji.
Sigurisht përveç brekusheve të Ramës, shumë gjëra kanë
ndryshuar nga kjo foto e vitit 1931. Ministreshat tona ecin me kokën lart, janë
të veshura me rroba europiane nga më të shtrenjtat dhe me siguri në vend të
brekëve të gjata të shqiptareve në foto, ato mbajnë brazilianka. Por mendësia për
të ndjekur pas të përulura mashkullin udhëheqës, që do i përdorë si t’i thotë
mendja, nuk ka ndryshuar.
Dhe kjo është
tragjedia më e madhe e vendit tim!
No comments:
Post a Comment