Ndoshta është fjala që i përshtatet më mirë shoqërisë shqiptare sot, krahas korrupsionit. Por nëse rreth korrupsionit më shumë dëgjon se sa ndeshesh gjatë një qëndrimi dy-tre javor, me arrogancën ndesh shumë më shpesh. Thuajse në ]do hap që hedh.
Një pronare hoteli, që e vrejtur dhe arrogante parakalonte në
mjediset e hotelit që kishte në pronësi a thua se kishte lëshuar brezin t’ja
shkelte dikush.
Një sportelist hoteli, që kur e pyesje se ku mund të drekoje
aty rrotull, të përgjigjej me arrogancë “varet sa e ke xhepin!”
Një punonjësje banke që gjithë arrogancë të pyeste se cili
ishte qëllimi i hapjes së llogarisë, që doje të hapje.
Një punonjëse e Gjendjes Civile që gjithë arrogancë të kërkonte
hesap nëse kishe marrë leje të merrje foto në hollin e Bashkisë.
Një shofer furgoni që të shihte shtrembër kur e pyesje nëse
mund të ndalonte diku gjatë rrugës.
Një pronar kafeneje, që kur i kërkoje salep të përgjigjej me
arrogancë se nuk mbante salep, se atë që mbanin të tjerët ishte miell dhe se ai
po të mbante do e mbante tamam dhe klienti nuk do e paguante dot.
Dhe këta një, e një, e një, e një ishin të sektorit të shërbimeve
që presupozohet të jenë mëse të sjellshëm dhe të thjeshtë, sepse kështu do
garantojnë klientelën.
Nuk pata të bëja me asnjë polic, nëpunës bashkiak a
qeveritar, punonjës kadastre a të Drejtorisë së Arsimit, mjek apo infermiere,
fatorino ose roje objekti.
Që kemi një kryeministër arrogant dhe një dorë me ministra
po aq arrogantë është zor ta kuptosh dhe as ke nevojë t’i takosh. Arrogancën e
dëshmojnë në veshje, në mënyrën si ecin dhe flasin, në deklaratat që bëjnë ndaj
kundërshtarëve politikë.
Eshtë kjo arrogancë e shoqërisë, që arrin deri në vrasje
njerëzish të pafajshëm, si vrasja e vogëlushes në Himarë nga një oficer idiot
policie apo e mësuesit në Tiranë nga një tjetër kafshë, për një sherr të rëndomtë
parkingu.
Ne nuk jemi një popull krenar, por një popull arrogant!
No comments:
Post a Comment