Saturday, 6 August 2022

Fjala e fundit

Cila ishte fjala e fundit që thamë?

E pëshpërita unë apo ti?

Në breg të oqeanit nata nderej,

Të ftohtët nuk linte të dëgjoheshin dallgët;

Gjithshka në shurrdhëri.

Në atë pamtomimë vrastare

Të çjerrjes së kujtimeve,

Nuk shihja më sytë e tu,

Të tjera ishin,

Huazuar larg,

Mundimeve,

Ngarkuar nga absurdet tabu.

Buzët lëviznin çuditshëm

Nuk dukej se formonin “përherë“;

Fjalën e parë që thamë,

Atë që përsërisnim lirshëm,

Pas puthjeve.

Të plasariturat buzë,

Të mijat a të tuat,

Përtharë prej lutjeve,

Duket se thanë : “Asnjëherë!”

No comments:

Post a Comment