KE: Po respektojmë dëshirën tuaj për të mbetur anonim deri në shpalosjen zyrtare të platformës suaj për zgjedhjet vendore dhe po ju quajmë Zoti X. Mund të na thoni përse do e lini biznesin tuaj të suksesshëm dhe do kandidoni për kryetar bashkie në Korçë?
Z.X: Qëllimi i vetëm të ndihmoj Korçën dhe korçarët. Kuptohet
se si qytetar i parë do jem i pari që do ndihmohem.
KE: Eshtë një pohim
tepër i sinqertë ndaj e vlerësojmë. Duket që do jini një kandidat “ndryshe”.
Z.X: Unë vij nga fusha e biznesit, ku po mos jesh i vendosur
në sinqeritetin tënd dështon.
KE: Mund të na thoni
shkurt cilat do jenë pikat kryesore të programit tuaj elektoral?
Z.X: Programi ka vetëm një pikë- Unë do bëj gjol.
KE: Do bëni liqen? Po
ku?
Z.X: Gjol. Si fazë e parë nga Ravoniku në Malavec. Faza e
dytë e gjithë Fusha e Korçës. Në shërbim të qytetarëve dhe turizmit.
KE: Duket një program
shumë ambicioz. Si do e financoni?
Z.X: PPP. Taksat e korçarëve do shkojnë të tëra për gjolin.
KE: Po do duhen shuma
të mëdha për shpronësimin e pronarëve. Gjithashtu do jetë në të ardhmen krizë për
prodhime bujqësore.
Z.X: C’prodhime bujqësore? Nuk e shikon që po kalben të tëra
pa shitur. Pronarëve do ju japim si kompesim ferma të vogla midhjeje dhe peshku
me kontratë shitjeje të garantuar. Kam biseduar me Gjergj Lucën për këtë.
KE: Po ujin nga do e
merrni?
Z.X: Korça ka ujë sa të duash dhe me presion. Nuk na mbeti
tub fleksibël pa u prishur nëpër banja.
KE: Kini bërë ndonjë
studim për ndryshimet në ekosistem që do sjellë liqeni?
Z.X: Gjoli i ujdis të tëra me ekosistem, me sistem ekonomik.
Paraja e hedh ujin përpjetë. Të mendosh zhvillimin e turizmit, plazhet e mrekullueshme
për të mos përmendur lojrat olimpike ujore në të ardhmen. Korça do quhet
Maldivet e Europës.
KE: Do kini mbështetjen
e ndonjë force politike gjatë fushatës?
Z.X: Jo. Mendoj të konkuroj si kandidat i pavarur ose të
formoj partinë time që do quhet Partia e Gjolit.
KE: C’mendim keni për
kandidatët e tjerë dhe programet e tyre?
Z.X: Kandidatë shumë modestë me programe tejet modeste. Njëri
premton aeroport për kaçatorë sportivë, një tjetër një urë në hava dhe një tjetër
që do luftojë korrupsionin. Gjoli i përmbledh të tëra me aeroport, me urë dhe
me korrupsion. Dhe me shpenzime minimale dhe fitime për të tërë.
KE: Mos ja ke vjedhur
Zamirit këtë ide?
Z.X: Po ç’Zamir! Atij i ka mbetur vizioni ekonomik në -“mbush
kova me ujë dhe hidhja kades me djathë, që të shesim ujin me 170 lekë kileja”.
Unë do bëj Gjol!
KE: Faleminderit për
kohën që na kushtuat!
No comments:
Post a Comment