Nuk vihet në diskutim bukuria e Helenës së Trojës, e cila më mirë duhet quajtur Helena e Spartës, pasi ishte bijë e mbretit të Spartës dhe më vonë mbretëreshë e qytetit. Bukuria e saj pat magjepsur gjithë mbretërit e shumtë grekë, prej atyre që zotëronin qytete të mëdha e deri tek ata që kishin nga një ishull me pesëdhjet banorë. Shorti i kishte buzëqeshur Menelaut, pasi dinaku Odise ishte mjaftuar me Penelopën, kushërirën e parë të Helenës.
Këto janë të njohura e të stërnjohura jo vetëm nga Iliada
dhe Odisea, por edhe nga qindra studime dhe libra të shkruara gjatë shekujve për
gruan më të bukur të Antikitetit. E megjithatë pak është shkruar për arritjet e
shkencës dhe teknologjisë në Trojën e Priamit. Deri 160 vjet më parë madje as
nuk pranohej nga studiuesit ekzistenca e qytetërimit Trojan. Pas zbulimit të rrënojave
të qytetit nga Shliman, u vërtetua që Troja nuk ishte legjendë dhe muret e saj
ishin vërtet të pakalueshme. Mister mbetën arritjet në mjekësi dhe teknologji,
sepse akejtë grekë u treguan të pamëshirshëm në shkatërrimin e Trojës dhe
masakrimin e banorëve të saj.
Ka diçka në vargjet e Iliadës gjatë natës së masakrës, e
cila është anashkaluar nga studiuesit. Homeri ka kënduar se Menelau i vendosur
të vriste gruan e tij tradhëtare pat nxjerrë shpatën nga mylli, por kur do e
godiste pamëshirshëm, Helena zbuloi gjoksin e saj dhe gjithshka ndryshoi!!
Menelau futi shpatën në brez, e pështolli me pelerinë dhe e mori në anijen e
tij.
C’kishte ndodhur gjatë 10 vjetëve, që Helena kishte lënë
Spartën? Pse pamja e gjinjve zbuti zemërimin e pakufi të bashkëshortit të
plagosur në shpirt nga tradhëtia?
Ka vetëm një shpjegim.
Gjinjtë e Helenës ishin më spektakolarë, më të mëdhenj dhe më
joshës se ato që kishte parë dikur Menelau. Me përvojë në çështje gjinjsh,
mollaqesh dhe kofshësh me celulit dhe pa celulit, Menelau priste që pas dhjetë
vitesh gjinjtë e gruas të tij të ishin më të rëna dhe më të flashkët. Ajo që pa
e befasoi. Nuk ishte epshi që e shtynte sepse prijësit grekë jo vetëm kishin me
vete mantenutat e tyre gjatë rrethimit, por si skllave seksi përdornin edhe
gjithë femrat që kishin zënë robinja në fshatrat përreth Trojës.
Helena i kishte bërë gjinjtë e saj pas vitit të 8-të të
bashkëjetesës me Paridin, sepse Troja e kishte arritur atë nivel mjekësor, që u
zhduk me shkatërrimin e saj. Se cili ishte materiali që përdorej, a ishin pjesë
të gjinjve të bagëtive apo të antilopave të shumta të Azisë së Vogël, kjo vlen
për studiuesit e të ardhmes, por që i kishte bërë, kjo duhet pranuar si fakt.
U deshën tremijë vjet që Njerëzimi të arrinte të realizonte
atë që kishin bërë dikur mjekët e Priamit dhe që i pat shpëtuar kokën Helenës.
Më tej gjithshka është histori e gjokseve të zmadhuar, zvogëluar, bërë dhe ribërë
nga gratë që duan të kënaqin sytë dhe duart epshore të meshkujve të kësaj Toke.
No comments:
Post a Comment