Monday, 8 August 2022

Ti je imja kopje (Lara Fabian, Maurane - Tu es mon autre)

Shpirt a mike, motër a zemër

Nuk di kush je ti.

Ti për mua nuk ke emër

Dhe përkrah më rri.

Më stolis dhe më selit

Më vështron në sy

N’varkën time të përhumbur

Vetë jemi të dy.

 

Ti të ëmblën gjuhë flet

Asnjë fjal’ në erë,

Që ti je gjysma tjetër

Duket menjëherë.

Nuk mund t’i kuptojë asnjë

As edhe një tjetër,

Fjalët e thëna nën zë

Dridhjet kur gjumi s’më zë

Heshtjet që s’duroj dot më.

 

Ti, ti je imja kopje

Forca e times besë

E brishta, imja shpresë,

Vrulli mbi çdo pengesë

Unë, jam e jotja kopje

Nëse s’do ishe ti

Do qemë pafundësi

 

E nëse njëri do bjerë

Trungu i tonës jetë

Larguar nuk do na lerë,

Honesh a tek retë,

Se është shkruar një herë,

Mallkuar të mbetë,

Ti e fundit frymë përherë,

Dridhja kur gjumi s’më zë

Heshtja që s’duroj dot më.

 

Ti, ti je imja kopje

Forca e times besë

E brishta, imja shpresë,

Vrulli mbi çdo pengesë

Unë, jam e jotja kopje

Nëse s’do ishe ti

Do qemë pafundësi

 

Dhe kur një nga ne të bjerë….

No comments:

Post a Comment