Aeroportet janë vepra tëmëdha publike, që edhe shtetet e fuqishëmi ndërtojnë duke llogaritur mirë shpenzimet finanaciare dhe problemet e tjera që lidhen me to. Unë jetoj në një qytet me 150 mijë banorë dhe aeroportin më të afërt e kam 170 kilometra larg. Nuk më duket se është larg dhe kurrë nuk do doja të jetoja brenda një rrezeje prej 30 kilometrash. Krijojnë shumë problem për banorët, sidomos atë që quhet ndotje akustike.
Në Shqipëri deri tani
janë në punë aeroporti I Rinasit dhe ai I Kukësit dhe është njoftuar se shumë
shpejt do ndërtohen edhe ai i Vlorës dhe i Sarandës. Qyteti i parë rreth 100
kilometra nga Rinasi ndërsa i dyti jo më shumë se 180 kilometra.
Aeroportet në Shqipëri ndërtohen për dy qëllime- i pari është
përfitimi financiar i pushtetarëve dhe i miqve të tyre, që do e ndërtojnë dhe i
dyti për mbështetje në elektorat. Premtimi i aeroporteve është një premtim bosh
që funksionon, se njerëzit ëndërrojnë jo vetëm se do e kenë më të lehtë për të
fluturuar më shpesh, por aeroporti do sjellë edhe turizëm, investime dhe plot të
mira të tjera. Nuk është kështu për një vend të vogël si vendi i ynë. Shqipërisë
i mjaftojnë vetëm dy aeroporte në territoret shqiptare (i Tiranës dhe i
Prishtinës) për të plotësuar gjithshka që i nevojitet edhe një turizmi shumë të
zhvilluar. Shumë pranë me zonat turistike shqiptare janë aeroportet e Podgoricës,
Korfuzit, Ohrit dhe Selanikut.
Shembulli më i qartë është investimi “idiot” i aeroportit të
Kukësit, I cili ka mbetur bosh dhe pa funksion qysh në vitin e parë të tij.
Por dy aeroportet e tjerë përbëjnë edhe problem më të mëdha
për Shqipërinë. Ai i Vlorës do të ndërtohet pranë Lagunës së Nartës, e cila është
një njësis humë e rëndësishme për ekosistemin e Mesdheut dh eve]anërisht për
vendin tonë. Çuditërisht, vlonjatët e njohur për kundërshtimin e veprave që cënojnë
ekologjinë në krahinën e tyre kanë heshtur për aeroportin. Në heshtje të plotë është
edhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila duhet të ndjehet në procesin e
miratimit të masterplaneve shqiptare edhe kur nuk është e ftuar të marrë pjesë
në miratimin e tyre.
Shqipëria ka 2 milion e gjysëm banorë dhe nuk ka të
nevojshme 4 aeroporte edhe sikur të kishte 5 herë sipërfaqen që ka. Nuk ka asnjë
mbingarkesë fluturimesh në aeroportin e Rinasit, që të bëjë të domosdoshëm
zgjerimin e tij.
Në fushatën e ardhme elektorale ka të ngjarë të premtohet një
aeroport tjetër.
Do jetë vallë në Çorovodë?
No comments:
Post a Comment