Mund të bëhet një listë shumë e gjatë e korçarëve(kryesisht të periudhës së Rilindjes dhe të Mbretërisë shqiptare), që kanë mbetur në hije për shkak të mohimit të veprës së tyre për Shqipërinë nga Diktatura e Enver Hoxhës. Një pjesë janë vlerësuar me tituj, por përsëri nuk është bërë mjaft për ta nga pushteti qëndror dhe ai vendor, në të njëjtën kohë kur janë vlerësuar figura mediokre vetëm për shkak të lidhejve të familjarëve të tyre me partitë politike. Po përmend vetëm disa prej tyre:
Pandeli Jano Vangjeli
– 1859-1949 Rilindas ndër më të shquarit e kolonisë së Bukureshtit, dy herë
kryeministër i Shqipërisë.
Fehim Zavalani –
1859-1935 Rilindas, organizator i Kongresit të Manastirit.
Koço Kotta – 1889-1949
Atdhetar, kryesekretar i Qeverisë së Ismail Qemalit, dy herë kryeminstër i
Shqipërisë. Vdiq në burgun e Burrelit.
Tajar Zavalani –
1903-1966 Gazetar,shkrimtar dhe përkthyes. Zëri i Shqipërisë në BBC.
Kristo Floqi –
1876-1951 Rilindas, jurist, dramaturg dhe botues. Ministër arsimi dhe anëtar i
Këshillit të Shtetit.
Orhan Pojani-
1846-1913 Rilindas dhe mbështetës aktiv i Mësonjtores së Parë Shqipe
Anastas Avrimidhi Lakçe-
1821-1890 Atdhetar dhe filantrop, kontribuesi më i madh finanaciar i Rilindjes.
Kristo Dako –
1876-1941 Atdhetar, botues dhe ministër arsimi. Bashkëshorti i Sevasti
Qiriazit.
Alo bej Dishnica –
Atdhetar, kryetar i shoqërisë “për mësimin shqip” që prapriu hapjen e Mësonjtores.
Jovan Tërova –
Rilindas, autor i librave shkollore të Mësonjtores së Parë.
Kol Tromara –
1882-1945 Atdhetar, deputet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit. I
ekzekutuar nga komunistët si një nga krerët e ballit Kombëtar.
Thoma Nasi – 1892-1964
Atdhetar, kompozitor, krijuesi i bandës “Vatra”. Kompozoi dhe ekzekutoi shumë këngë
patriotike shqiptare, sot në fondin e muzikës kombëtare.
Këta janë vetëm disa nga atdhetarët korçarë që kanë vënë
veprën e tyre në themelet e shtetit shqiptar dhe për të cilën duhet t’ju jemi
mirënjohës. Lista është shumë e gjatë. Për fat të keq, nga lënia në heshtje për
50 vjet me rradhë, shumë korçarë jo vetëm të rinj, nuk dinë se cilët janë Fehim
Zavalani, Lakçeja, Alo Dishnica, Jovan Tërova, Kristo Floqi, Kristo Dako dhe
Kol Tromara.
Turp për pushtetarët
korçarë të të gjithë krahëve të politikës!
No comments:
Post a Comment