(vijim)
Pakënëaqësia e Kristo-birit Blush u shtua dhe bashkë me të
kritikat e hapura ndaj Kristaq-birit Rama. Por duke mos patur mbështetje të
hapur në grupin parlamentar dhe në drejtimin e Partisë Socialiste, i përjashtuar
edhe si deputet i PS-së, Ben Blushi mendoi se kishte forca të krijonte një
parti të Qendrës me ndihmën financiare të deputetes socialiste Mimoza Hafizi. Kjo
ishte një histori e shkurtër e partisë “Libra”, që u braktis menjëherë pas dështimit
në zgjedhjet e vitit 2017 nga vetë kryetari Blush. Ben Blushi kishte padurimin
dhe grykësinë e një politikani shqiptar, që i do “frytet” shpejt dhe të mëdha. Projekti
“Libra” me disa ngjashmëri me “Cinque Stelle”, “Cyriza” dhe “Podemos” ishte
projekti më afatshkurtër politik në jetën shqiptare. Si gjithnjë mosmirënjohës
(cilësi e nevojshme për një politikan pa skrupuj) Blushi nuk la fjalë pa thënë
edhe për mbështetësend he bamirësen e tij Mimoza Hafizi.
Kristaq- biri kryeministër, ndërkohë e kishte vënë në zap
Partinë e tij dhe Kristo-birit Blush nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të nënshtrohej.
Kështu u krijua projekti Blush –Vjollca e Topit, ku Ben Blushi do drejtonte
median më të fuqishme të vendit në mbështetje të plotë të kryeministrit Rama.
Projekti ishte kryer me bekimin e Ramës dhe Blushit ju dha një shpërblim vjetor
i mahnitshëm në këmbim të të gjitha lidhjeve, informacioneve dhe njohjes së
prapaskenave të politikës shqiptare. Këtë bleu deri para një muaji pronarja e
Top-it. Blushi veç rrogës kishte tani mundësi të përfitonte edhe në tendera, në
leje ndërtimi në Tiranë dhe në biznese të ndryshme, që nisin nga prodhimi i bangove
të shkollës e deri tek tregëtia e havjarit.
Kjo është lidhja e dy qënieve njerëzore të shëmtuara, që
shesin jo vetëm njëri tjetrin, por edhe të afërmit e tyre, kur është fjala për
para dhe pushtet. Të lidhur me krimin e organizuar, në shoqëri me dhjetra
kriminelë të njohur e të fshehtë, në partneritete ekonomike me trafikantë, këta
dy pseudointelektualë janë fytyra e elitës së Tiranës të këtij shekulli.
Nuk janë të vetëm dhe kjo e bën gjendjen e shoqërisë dhe
politikës shqiptare edhe më dëshpëronjëse. Nëse i referohemi sociologut italian
Vilfredo Pareto, këta përbëjnë elitën qeverisëse shqiptare. A hyjnë të sipërpërmendurit
në “dhelprat” apo në “luanët”, kjo ndoshta vlen të preket në një shkrim tjetër.
Për mendimin tim më e përshtatshme do ishte kategoria e “hienave”.
No comments:
Post a Comment