“Tigri” quhet zv. kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj, i cili ndoshta edhe vetë nuk e di pse i kanë vënë këtë nofkë. Tradicionalisht ka qënë një djalë i mbarë, që i dëgjonte motrat më të mëdha dhe ju fshihte nga prindërit edhe ndonjë çapkënllëk pak të tepruar të moshës. Pra më shumë se “këlysh tigri”, Ahmetaj në Gjirokastër ishte një “facilitator” i punëve të më të rriturve, ose nëse do e krahasojmë me ndonjë gjitar, do thonim se më mirë i shkon ta quajmë “nuselale”.
Ndoshta stërvitjen si tigër e ka nisur në Tiranë, kur
studionte për anglisht dhe ka filluar të egërsohet hap pas hapi deri sa mbrriti
në rolin e zëvendës kryeministrit.
Për një kohë të gjatë Ahmetaj mbajti thesin e buxhetit të
shtetit, ku Rama fut dorën dhe shpërndan para për miqtë dhe shokët, pa harruar
veten, ndaj Ahmetaj sërish ju kthye rolit të tij si “facilitator” ose si “nuselale”.
Se tigrat zakonisht janë felinë agresivë, që sulmojnë, hapin konflikte,
shkaktojnë trazira. Jo. Ahmetaj nuk është i tillë, por si gjirokastrit shëmbullor
mban fort thesin me paratë e taksapaguesve dhe e hap dhe e mbyll sipas urdhërave
të kryeministrit.
Para disa vitesh, publikisht, Rama e pat përgëzuar Ahmetajn
me rastin e përurimit të “djegësit të plehrave” të Elbasanit, se e kishte
zgjidhur qesen edhe pse ishte gjirokastrit! Paratë e buxhetit i ishin dhënë një
kompanie, e cila ja kishte dhënë një tjetre dhe pas përurimit të “djegësit”
shteti paguante kompanitë private për të djegur plehrat e bashkive. Një skemë e
pastër e thjeshtë dhe efikase për të djegur paratë e taksapaguesve dhe për t’i transferuar
ato në xhepat e një grupi ku bënin pjesë edhe vetë shtetarët.
“Tigri-nuselale” nuk ka deri këtu asnjë faj, se ka bërë për
të mirën e vendit atë që i ka thënë kryeministri, por për fat të keq, në një
aksident me makinë në Maqedoninë e Veriut, qëlloi që ishte bashkë me një nga këta
kontraktuesit e “djegësve” me emrin Mirel Mërtiri. U ndodh në vendin e gabuar,
në makinën e gabuar, në kthesën e gabuar dhe në çastin e gabuar.
Për djegësat e plehrave (që me elegancë në Shqipëri i quajnë
inceneratorë), Rama dhe “Tigri” kanë përdorur rreth 200 milion euro nga lekët e
taksapaguesve dhe jo vetëm që janë ndërtuar tre djegësa, por pas ca kohësh ata
do ju mbeten falas bashkive. Në ndërtimet pa tendera, përgjithësisht fitimi është
mbi 50%, gjë që e bën të sigurt se “tigrit” i kanë ikur nga buxheti i shtetit për
në xhepat e miqve dhe shokëve të Ramës rreth 120 milion euro. 3.7 milion janë të
faktuara që i ka marrë Teri. Po 116.3 milion euro ku kanë shkuar?
Qëmoti, në rrethet e hajdutëve brenda shtetit ose kompanive
qarkullonte një shprehje “ha si miu dhe jo si ariu!” Shprehja duhet korrigjuar
në “ha si miu dhe jo si tigri budalla!”
Vjedhja stërmadhe me “djegësit e plehrave” nuk dëshmon vetëm
lakminë e klanit Rama, por dhe sigurinë se asgjë nuk do ju ndodhë. Eshtë një
vjedhje e paturpshme dhe idiote njëkohësisht. Miliona euro të buxhetit ju janë
dhënë kompanive, të cilat janë të gjitha në një zyrë dhe nuk kanë as ekspertizë
dhe as fuqi financiare. Thjesht një skemë me moton:
Hajde të vjedhim shpejt e sa më shumë se ky popull është
budalla!
No comments:
Post a Comment