Thuajse 8 vjet më parë pata shkruar rreth një artikulli të Agim Neshos, ku kërkonte një ristrukturim të së Majtës duke u bashkuar PS-ja me LSI-në, me qëllimin e ritkhimit në skenën politike shqiptare të Fatos Nanos dhe marrjen e PS-së nga Ilir Meta. Duket që edhe pas 8 vjetësh, Rama nuk ka hedhur asnjë hap për t’i ofruar Neshos ndonjë post ambasadori ose më tepër, ndaj edhe pse “ish-komunist” i vendosur, nëpër televizionet shqiptare, djali i shokut Gaqo është rrjeshtuar kundër Ramës, por çuditërisht pro Berishës dhe kundër ambasadores Kim.
https://kuendemi.blogspot.com/2014/04/nesho-rama-dhe-e-majta-shqiptare.html
Nesho ka qënë të paktën për 8 vjet në Shtetet e Bashkuara
dhe njeh nga afër demokracinë amerikane, marëdhëniet legjislativ ekzekutiv, si
dhe rolin që kanë Departamenti i Shtetit dhe ambasadorët amerikanë në vendet e
mesme dhe të vogla, sidomos në ato me demokraci të pakonsoliduar. E megjithatë
nuk ka droje ta bëjë të bardhën të zezë dhe anasjelltas, vetëm për të dobësuar
regjimin e Ramës duke shpresuar se mund të rikthehen aktorët Berisha-Meta-Nano.
Ai paraqet lëvizjen Berisha-foltore, si një lëvizje shumë
pozitive, e cila do forcojë demokracinë në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht
do shpëtojë demokracinë shqiptare. E bën këtë edhe pse e di që lëvizja e Berishës
është populiste dhe shumë larg demokracisë institucionale për të cilën ka nevojë
Shqipëria. Eshtë jo vetëm një lëvizje e motivuar nga interesi i Berishës për të
mbrojtur fëmijët e tij nga një burgim i mundshëm, por është e gjitha e ngritur
mbi gënjeshtra të trasha, të një njeriu, i cili me të vërtetë e ka minuar
demokracinë në Shqipëri.
Në çështjen e dytë, atë të përzjerjes së ambasadorëve në punët
e brendëshme të partive shqiptare, shoku Agim përsërit me gjysëm zëri teoritë e
gjoja-sovranitetit të Berishës apo të përmbajtjes së ambasadoreve brenda
funksioneve të përcaktuara diplomatike. Edhe pse për një kohë të gjatë në diplomaci
dhe di fare mirë se kush “urdhëron” në OKB apo në institucione të tjera ndërkombëtare,
Neshoja ëndërron t’i vihet kufiri ambasadores Kim, sepse është në kundërshtim
me interesat e Neshos. Në të kundërt do e ngrinte në qiell.
Ambasadorët amerikanë nuk e kanë pasur zakon të përzjehen në
punët e partive edhe pse duan të jenë të informuar gjithë kohën për kandidatët
e mundshëm si kryetarë se tek ata shohin kryeministrat e ardhshëm. Por në
sherret Nano-Meta, Rama-Mejdani apo Basha-Topalli, ambassadorët asnjëherë nuk u
shprehën hapur në favor apo kundër një kandidati. Rasti Berisha-Basha është
krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me rikthimin e mundshëm në postin e
kryeministrit të një njeriu që është shpallur “non grata”. Sigurisht për të
shmangur çdo anomali, amerikanët do mundohen ta shmangin këtë, i pëlqen apo nuk
i pëlqen Neshos dhe të tjerëve si ai.
Ndoshta Nesho nuk ka asnjë ndikim në opinionin publik shqiptar
dhe mbase edhe unë duhet mos e kisha humbur kohën kot me të, por është “dukuria
Nesho”, e cila më shqetëson. Njerëz të politikës, diplomacisë dhe medias, të
cilët janë të ndërgjegjshëm kur gënjejnë dhe e bëjnë këtë pa ju dridhur syri,
vetëm e vetëm me shpresën se mund të kthehet një ditë në favor të tyre, ose se
mund të marrin ndonjë “të shkoqur” nga paratë e vjedhura nga Zeni.
No comments:
Post a Comment