“Të shumëtit” dhe “të pakëtit” e PD-së është e vështirë t’i përcaktosh, sepse të dy palët gënjejnë dhe më kryesorja është se duke mos qënë për qëllime parimore, ka edhe shumë demokratë, që mund të kalojnë nga Bolshevikët tek Menshevikët. Situata është shumë e ndryshueshme.
Më 1903, brenda Partisë Social Demokrate të Rusisë, Bolshevikët
u ndanë nga Menshevikët për një arsye në dukje të thjeshtë, por që më vonë u
kthye në një thellim të diferencave ideologjike. Lenini kërkonte që në staut anëtari
I partisë duhej “të pranonte programin e partisë, të paguante koutizacionin dhe
të bënte pjesë në një organizatë-bazë“. Martovi quante si të domosdoshme vetëm
programin dhe pagesën e kuotës.
Propozimi i Leninit që pati mbështetjen e shumicës, e bënte
partinë të strukturuar më mirë, më revolucionare dhe një lloj reparti luftarak,
i cili më vonë do përmbyste edhe pushtetin e ligjshëm të Qeverisë së Përkohëshme,
në atë që u quajt Revolucioni i Tetorit.
Si e përcaktonte Aleksandër Parvus, një komunist lituan me
origjinë hebre- “Thelbi i Bolshevizmit është
i thjeshtë- të ndezë revolucionin kudo, pa vrarë mendjen për kohën, pa
llogaritur asnjë rrethanëpolitike dhe asnjë realitet historik. Cilido që është
kundër quhet armik dhe diskutimi me armiqtë është i shkurtër- ata vihen thjesht
vetëm para një shkatërrimi të menjëhershëm dhe pa kusht.”
Hebreu i m]n]ur dhe lakmitar Parvus par bërë edhe shumë para
nga marëdhëniet me gjermanët për të ndihmuar Revolucionin e Tetorit dhe më parë
nga Luftrat Ballkanike. Ishte sinonimi i revolucionarit të korruptuar.
Në PD dhe në Shqipëri janë të gjithë Bolshevikë. Nuk ka për
ta as procese politike, as statute, as negociata dhe as respektim I anëtarësisë
dhe më pak akoma i kundërshtarëve.
Bolshevik është Berisha dhe Rama, Basha dhe Meta dhe të
gjithë ata që i pasojnë. Shembullin më të qartë e dëshmojnë ata që votuan Bashën
në qershor dhe nuk lenë tani akuzë nga më monstruozet pa I bërë.
Pse ndodh?
Sepse të tillë jemi! Kishim intrasisgjencën e një shoqërie
feudale, së cilës ju shtuan 50 vjet Bolshevizmi të kulluar.
“O me ne o kundër nesh, rrugë të mesme nuk ka!”
A ka mes nesh ndonjë Parvus? Nuk besoj se kemi nxjerrë dot
ende figura të një spesori të tillë.
No comments:
Post a Comment