Ngjarjet politike të këtij fundviti në Tiranë, konfirmuan atë ç’ka flitet prej vitesh, që në Shqipëri nuk ka një parti të djathtë (ose të qendrës së djathtë), por një parti e drejtuar nga një njeri pa asnjë parim të qartë ideologjik, i cili veç ka ditur të mbajë në kontroll një grumbull kaotik njerëzish, ku përfshihen ish- të persekutuar, ish-sigurimsa, biznesmenë që kanë bërë para në kohët e Saliut dhe plot budallenj që e quajnë veten antikomunistë, por në veprime kanë mungesën e tolerancës dhe ashpërsinë kokëfortë të komunistëve.
Këto ishin “foltoret e Saliut”, si prova të shfaqjes së të
shtunës, të cilën do e quaja pa frikë “Moj kasolle ku na mblodhe!”
E quaj të tillë jo se besoj në Basha dhe njerëzit e tij dhe
as në “kasollja” që ai do mbledhë(nëse ndodh) pas një jave. Por se disa grimca
të vogla, që kam parë nga foltoret e Berishës dëshmojnë për demagogji të
pastër, gënjeshtra të paturpshme, ndjekës fanatikë të një udhëheqëai të
korruptuar dhe gënjeshtar, nënshtrim të plotë të personaliteteve individuale
dhe thirrje histerike kundër “tradhëtarëve”. Janë të ngashme me aktivet e
partisë, që demaskonin Koçi Xoxen dhe më pas Tuk Jakovën, Liri Belishovën, Todi
Lubonjën, ushtarakët puçistë e me rradhë. Udhëheqësi i ideonte dhe një grup i
madh lakejsh kujdesej që të ishin të organizuara mirë, me frymë luftarake dhe
me devotshmëri ndaj idealit dhe Udhëheqësit.
Nuk ngrihet kush të thotë “Ti deri tre muaj më parë na detyrove të rizgjidhnim këtë humbës të
përhershëm, për të cilin thua tani se është i ngatërruar edhe në skandalin e
milionave të makinës Toyota.” Nuk ka njeri në Shqipëri , që nuk e di se
Basha ishte kukulla e Saliut, që çdo veprim i tij kishte marrë miratimin e
Berishës dhe që dhjetra demokratë që kishin poste të larta u larguan nga PD-ja
pikërisht se Saliu mbështeti pa asnjë kusht Bashën. Edhe Enver Hoxha që
kontrollonte çdo gjë në Shqipëri, mundohej të sajonte ca komplote më të
besueshme kur zbulonte tradhëtarët mes shokëve të tij.
E keqja më e madhe e Shqipërisë, qëndron në faktin se
shoqëria shqiptare nuk ka lëvizur asnjë centimetër para nga gjendja në të cilën
ka qënë në vitin 1945. Eshtë po aq e paemancipuar, po aq lehtësisht e
manipulueshme dhe po aq e gatshme të linçojë më të dobëtit e të mbajë anën e
diktatorëve të vegjël. E njëjta gjë ndodh në partinë më të madhe, e cila është
në pushtet, por atje mund të justifikohet me frymën në vazhdimësi të Partisë së
Punës.
Po këta antikomunistët?!
Nuk ju mjaftuan Pashkoja, Demeti, Selami e të tjerë të
demaskuar dhe përjashtuar prej Saliut si “Juda”, për të kuptuar se ka diçka që
nuk shkon?
Si e kam përmendur edhe më parë, prishja e Partisë
Demokratike është në dobi të shoqërisë shqiptare, por tani edhe këtë e ve në
dyshim, se ka pak të ngjarë që këto katër breza (baby-boomers, brezi X,
milienarët dhe brezi Z) të ndryshojnë mendësinë e tyre materialist0-komuniste.
Eshtë tejet e vështirë të formohet një parti e djathtë liberale, sipas koncepteve
politike dhe shoqërore europiane. Mendësitë e shëndetshme shoqërore mund të
prishen brenda një brezi, por duhen të kalojnë disa breza për t’u krijuar. Njëlloj
si për ndërtimin e një katedraleje gotike. Për fat të keq, mendësia mbizotëruese
e sotshme në Shqipëri i ngjan një kasolleje me shkopinj dhe kallama.
No comments:
Post a Comment