Monday, 6 December 2021

Heidelberg

Ku jemi këtu?

Nuk e dija që do më sillje në Bavari!

Zezakja me veshjen rozë të Lederhosen,

Gjoksin zbuluar,

Në pritje rri.

Bodrumeve të kështjellës hyjmë

Ku druri dhe guri të shpien në Mesjetë,

E ndërsa rrëkëllejmë birrën

Në kriklat stërmëdha

Duam të rrimë një shekull të tërë pa dritë,

Duke dëfryer në të ngadaltën jetë.

Përjashta janë dritat

Ndërsa përreth koha ka ndalur.

Në një mur dëgjohen brirët e gjuetive;

Në tjetrin,

Mes bojrave të plasaritura,

Një anije me vela në det të hapur. 

No comments:

Post a Comment