Kjo ka qënë fjalia mbyllëse e një ngjarjeje të shkurtër në një autobuz urban të linjës Kombinat-Kinostudio në vitet ’80. Ka pak lidhje me skandalin e rrogave që ka plasur këtë javë në Shqipëri, megjithëse diçka mbase mund të lidhet “rritjen” e papritur në prill të këtij viti.
Gjithsesi, nga që jetoj në një vend ku rrogat përgjithësisht
janë sekrete për sektorin privat, por publike për sektorin shtetëror(kryesisht
ato të funksionarëve të lartë), kam një lloj mëdyshje nëse skandali është vërtet
negativ për shoqërinë shqiptare apo është diku në zonën gri.
Pa ditur cilat janë motivet e nxjerrjes të këtij sekreti nga
nëpunësit, duhet thënë që shumë sekrete edhe më të mëdha janë nzjerrë nga shumë
nëpunës në botë në mënyrë të ndërgjegjshme. Në fillimin e viteve ’70, i bujshëm
ishte skandali i “dokumentave të Pentagonit”, që i ishin përcjellë shtypit nga
Daniel Ellsberg, i cili punonte për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA. Më vonë ka pasur edhe plot të tjera,
ndër të cilat më i madhi ka qënë ai i Snowden në vitin 2013, ku u bënë publike
të dhënat sekrete të shërbimeve sekrete amerikane. Në këto raste “tradhëtarët” kanë
dashur të njoftojnë publikun se ç’farë pisllëqesh ndodhin në qarqet sekrete të
shtetit amerikan. Nuk mund të krahasohet “dekonspirimi i rrogave të shqiptarëve”
me këto sekrete.
Por edhe nëse nëpunësit shqiptarë këtë e kanë bërë për para,
ka diçka të mirë edhe në të, sepse mësohen gjëra, të cilat i dinë dhe i shfrytëzojnë
vetëm shtetarët tanë mafiozë. Për shembull arrin të kuptosh se si funksionon
raporti mes qeverisë dhe medave private edhe nga rrogat “stërmëdha” të gazetarëve
apo njerëzve të tjerë të televizoneve.
Shqipëria ka vetëm diçka më shumë se 2.5 milion banorë dhe është
e pamundur që vetëm nëpërmjet abonimeve dhe reklamave, televizionet të fitojnë
aq shumë sa të jenë në gjendje të paguajnë rroga të krahasueshme me ato të
televizioneve të vendeve të mëdha e të pasura. Bëhet e qartë ajo që dihet se
mediat i sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet tenderave që ju jepen nga
qeveritarët. Ka rreth 25 vjet që ndodh kjo gjë e nisur nga Tani i Topit dhe e
vazhduar më pas me Frangajn e Klanit, Hysenbellinjtë, Fahri Balliun, Yli
Ndroqin e plot të tjerë.
Skandali i rrogave
konfirmon se mediat shqiptare janë pjesë e mafias shtetërore.
Një vend me një media kaq të korruptuar, që vepron në
sintoni me qeverinë , me krimin e organizuar dhe duke vënë “gjoba” nuk mund të
bëhet së shpejti një vend me demokraci të vërtetë. Eshtë një vend ku
kleptokracia sundon në të katër shtyllat e pushtetit.
Ndërkaq qytetarët e thjeshtë të Republikës së Shqipërisë ëndërrojnë
“a ka me ju rrit ndopak rroga minimale”.
No comments:
Post a Comment