18 vjet më parë një moshatarja ime nga Durrësi më tregonte për aftësitë në biznes dhe politikë të Lefter Kokës, ose si e quante ajo, Teri. Unë nuk dija se kush ishte, sepse e kam njohur fare pak botën e Durrësit, por u habita se Teri jo vetëm nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të lartë, por ishte edhe një kontrabandist i njohur dhe kjo nuk e pengonte të ishte kandidati për kryetar bashkie i Durrësit. Më pas mësova se vëllezërit Teri dhe Nari ishin miq të ngushtë të kryeministrit Nano, të cilit i kishin shërbyer me shumë devotshmëri.
Në lokalin e vëllezërve Koka, ku shtroheshin jo vetëm dreka
dhe darka për VIP-at e Tiranës, por ofroheshin edhe shërbime të tjera të
karakterit “ qejf o për zonë!”, kishin rënë viktima qejflinjtë e shtypit Nikollë
Lesi dhe Ben Blushi, si dhe shumë politikanë. Në dhomat e “qejfit”, vëllezërit
Koka kishin instaluar kamera dhe rregjistrimet e ofshamave të VIP-ave përdoreshin
për arkivin e tyre dhe të kryeministrit Fatos Nano.
Teri u bë kryetar bashkie i Durrësit, port re vjet më vonë
nuk konkuroi, sepse Nano nuk ishte më në krye të Partisë Socialiste. Ndaj shkoi
tek dega Socialiste e Ilir Metës dhe më pas luajtën një rol të rëndësishëm
bashkë me Narin në pajtimin historik Rama-Meta, që u kremtua në Çadrën e Madhe
të përvjetorit të lindjes së Ilir Metës. Më pas me siguri që Teri u diplomua në
një nga universitetet shqiptare ose të huaja dhe u bë edhe ministër. Si i majtë
i thekur, ose socialist i devotshëm, këtë vit i ktheu kurrizin Kokëmëdhenjve të
LSI-së dhe u bë deputet I Ramës, por i shpallur “non grata” nga amerikanët u
detyrua të hiqte dorë nga mandati.
Ky është i arrestuari i sotëm Lefter Koka.
Dëshmi se si një njeri ordiner nga një familje ordinere mund
të ngjitë nëpërmjet krimit shkallët e politikës shqiptare.
Sot duhej të arrestohej simbolikisht shoqëria shqiptare,
prej politikanëve Nano, Rama, Meta dhe deri në shoqja ime, që justifikonte se “Teri
vetëm me kontrabandë kafeje është marrë!”
Ne i bëmë kryetarë bashkie dhe ministra këta kriminelë të lindur!
No comments:
Post a Comment