Se sa qesharakë janë demokratët shqiptarë, të Bashës dhe të Berishës, të rinj dhe të vjetër, e dëshmojnë ngjarjet e ditëve të fundit, që mund t’i përfshijmë nën titullin “Beteja e bravave”.
Janë episode sa meskine, aq edhe idiote, të cilat tregojnë
se askujt nuk i bëhet vonë as për Shqipërinë, as për Demokracinë shqiptare dhe
as për Partinë Demokratike. Ndër protagonistët janë Belind KëlliçI, kryetar i të
rinjve të PD-së dhe Albana Vokshi, kryetare e grave të PD-së. Këta janë
protagonistët e viktimave, ndërsa edhe pse nuk dihet ideatori “bravandërrimit”,
po ja lemë përgjegjësinë Lulëzim Bashës, i cili e ka miratuar.
Partia po ju shkatërrohet, vendi po mbetet pa opozitë dhe
ata që presupozohet të jenë e ardhmja e sigurt e një shoqërie më të mençur dhe
më tolerante, klithin “Na kanë grabitur
sendet personale!” dhe bëjnë denoncim në polici.
Çelësat e zyrës, orenditë e saj dhe vetë zyra nuk të bëjnë
as funksionar dhe as tregojnë se ke të drejtë apo ke mbështetje në anëtarësi.
Por për të njollosur sa më shumë kundërsharët e tyre brenda partisë. KëlliçI,
Muçollari dhe Vokshi thërresin si idiotë, se hataja më e madhe ju ka ndodhur.
Pa dashur të justifikoj aspak veprimin idiot të ndërrimit të
bravave, reagimi i atyre që nuk hyjnë dot në zyra është krejtësisht i mjerë dhe
i pallogjikshëm. Nëse pretendon se e ke shkarkuar kryetarin dhe në fund të javës
do marrësh edhe miratimin e anëtarësisë, ç’të duhet zyra dhe ato që ke brenda?
Ti pikërisht se ka bërë shkelje të statutit e ke shkarkuar kryetarin dhe nuk
pret të bëjë më mirë tash e tutje. Tani vazhdosh të zihesh si të mjerët fshatarë,
që ma ka shtyrë një pëllëmbë gardhin, ndërkohë që pretendon se do i sjellësh
fshatarët e shkretë në shekullin e XXI duke i udhëhequr.
Politikanët e çdo moshe
në Shqipëri, me përjashtime fare të vogla, janë të korruptuar, mendjengushtë,
kapadaij dhe jo tolerantë.
Demokracia do vazhdojë të jetë hibride për deri sa kemi këtë
klasë politike dhe shoqëria nuk është në gjendje ta zëvendësojë.
Cka është e kyçur me njëqind brava, është mendësia
liberal-demokratike e shqiptarëve.
No comments:
Post a Comment