Thursday, 2 December 2021

Baie St.Paul

Nimfa cullak

Del nga delta e lumit

Atje ku uji i ëmbël

Me të kripurin përzjehet.

Më zgjon prej gjumit

Dhe kotjes së ëmbël të pasdites së dhjetorit.

Mjegulla që mbrydhet

Lehtas ndjehet;

Nuk di nëse në zhgjëndërr jam

A në pështjellimet e ethshme

Që sjellin flakët e porit.

Do t’i jepem asaj,

Le të jetë ëndërr!

Akullimi i ujrave nuk e shuan dot zjarrin

As ftohtësia e syve të kamarieres,

Që më sheh vëngër.

 

No comments:

Post a Comment