Po bëhet gati një dyzinë me vite, që kur kam nisur të hedh komentet e mija në këtë blog personal dhe ndonëse nuk ju kthehem për t’i rilexuar, kujtoj se një pjesë e opinioneve politike rreth skandaleve të politikanëve shqiptarë kanë qënë tejet optimiste. Nuk arrij ta kuptoj nëse i kam parë me syze ngjyrë trëndafili, në se jam ndikuar nga fundi i politikanëve në Amerikë dhe Kanada kur përballen me skandale më të vogla apo se nuk e njoh realitetin shqiptar.
Për shembull disa herë kam “ndjellë“ fundin e Ilir Metës dhe
të LSI-së, por Ilir Meta Kryemadhi dhe bashkëshortja e tij Monika Meta
Kryemadhi janë ende “më këmbë“ dhe e kanë partinë partinë e tyre private.
Disa herë kam komentuar se Sali Berisha e ka fundin e shpejtë
dhe se Rama është më i rrezikshëm se Berisha për shkak të moshës më të re dhe
po mbyllet edhe viti 2021 dhe megjithëse është shpallur “non grata” nga SHBA,
Saliu vazhdon të jetë faktor në politikën shqiptare.
Disa herë kam shprehur opinionin tim se Edi Rama nuk do
zgjatë më shumë se një legjislaturë dhe për më tepër pas skandalit të Tahirit e
quajta “të mbaruar”, por jo vetëm që ai fitoi mandatin e tretë, po vazhdon të
vjedhë me grykësi fonde tërmetesh, vaksinash Covid-19, inceneratorësh,
aeroportesh, kontrollesh të gjinjve të grave e plot të tjera.
E megjithatë unë “nuk ve mend”, por sërish me një optimizëm
naiv parashikoj se pranvera e vitit të ardhshëm do sjellë rënien e qeverisë për
shkak të skandalit të inceneratorëve. Skema e përfitimit ka qënë aq e trashë,
aq e ngutur dhe sasia e parave të futura në xhepa politikanësh aq e madhe sa
nuk ka se si të shpëtojnë pa dhënë dorëheqjen Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri,
Engjëll Agaçi dhe Niko Peleshi. (Ky i fundit vetëm se ka firmosur Vendimet e Këshillit
të Ministrave, të cilave ju ka bishtnuar Rama, por në xhep nuk ka futur gjë.)
E them këtë gjë jo se besoj se SPAK është edhe kompetent dhe
i pavarur, por se segmentet e Drejtësisë sot, nuk janë të kontrolluara si kanë
qënë në kohën e skandalit të Ilir Metës nga kryeministri i kohës Berisha.
Besoj se duke parë edhe situatën e krijuar në Partinë
Demokratike edhe ambasadorët e huaj, (sidomos Kim) do ushtrojnë trysni për
zgjedhje të parakohëshme.
Nëse këtë rradhë nuk gaboj do të thotë se diçka e mirë po ndodh
vërtet në jetën politike në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment