Presidenti sërb Vuçiç ka njoftuar se më datën 20 dhjetor do jetë në Tiranë për të ndjekur punimet e takimit të rradhës të “Open Balkan”. Sali Berisha u përgjigj menjëherë se do organizojë një protestë të fuqishme kundër tij ditën e mbrritjes në Tiranë.
Pavarësisht nga motivet që ka Berisha, mendoj se thirrjes së
tij duhet t’i bashkohen shumë shqiptarë, që janë të interesuar për njohjen e
Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në Europën e Bashkuar. Këtu fut edhe ata që
votojnë për Edi Ramën.
Aleksandër Vuçiç duhet ta kuptojë që nuk është i mirëpritur
nga shumica e shqiptarëve edhe pse ka marëdhënie shumë të mira me kryeministrin
Rama. Jo sepse është sërb dhe pushtetari më i lartë i Sërbisë.
·
Vuçiç duhet pritur me protesta sepse nuk zbaton
marrëveshjet e bëra për Kosovën.
·
Vuçiç duhet ëritur me protesta për marëdhëniet e
tij me Putin dhe për nxitjen e një lufte të ardhëshme në Ballkan.
·
Vuçiç duhet pritur me protesta sepse ndjek një
politikë thellësisht antishqiptare për të ruajtur dominimin në Ballkan.
Kam qënë kategorikisht kundër anullimit të ftesës për
Bregoviçin apo për protestën gjatë koncertit të tij. Gjithashtu jam
kategorikisht kundër çdo fyerje ndaj sportiestëve sërbë në ndeshjet e luajtura
ndaj ekipeve tona. Sporti, muzika, arti ju përkasin popujve dhe I miqësojnë
popujt ndaj kurrë nuk duhen ngatërruar me politikën. Jam kategorikisht kundër
edhe dhunimit të flamurit sërb apo simboleve të tjera të shtetit fqinj.
Politikani Vuçiç është një politikan arrogant, i njohur për
nacionalizmin e tij. Edhe pse mund të jetë më i moderuar se ndonjë politikan
ekstremist sërb, ai nuk mund të quhet kurrë miku apo partneri i Shqipërisë. A
duhet të takohemi dhe të bisedojmë me të? Sigurisht, por po aq të drejtë kemi
edhe të protestojmë për sjelljet dhe politikat e tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Dhe kjo nuk do të thotë se barazojmë Vuçiç me popullin sërb. Me këtët të fundit
kemi mbi dymbëdhjetë shekuj që rrojmë në një fqinjësi me probleme, por nuk mund
ta shkojmë gjithë jetën si të tillë.
Ndaj duhet të respektojmë vetëm ata udhëheqës sërbë, që kanë
të njëjtën mendësi me tonën, pa na fyer, pa na parë nga lart dhe pa na treguar
me gisht si sherrxhinj.
No comments:
Post a Comment