Edhe pse titulli është për PD-në dhe situatën e saj të kalbëzuar , që duket qartë gjatë dy muajve të fundit, duhet të them se të gjitha partitë shqiptare janë të kalbura.
Deklarata as është më e fortë se sa duhet dhe as jashtë
realitetit. Partitë shqiptare janë “të kalbëta” sepse ju mungon “oksigjeni i debatit
demokratik”. E tillë është PS-ja si “pronë“ e Ramës, PD-ja si “pronë“ e Berishë-Bashës,
LSI-ja e Metës dhe me rradhë. Eshtë absurde të mendosh se këto parti, të cilat
nuk e kanë normë jetën demokratike brenda tyre mund të demokratizojnë shoqërinë
dhe jetën shqiptare.
Por partitë janë këto që janë dhe duhet të merremi me këtë
realitet politik dhe të hamendësojmë se ç’farë e mirë mund të ndodhë në të
ardhmen, duke bërë analogji me vende të tjera të Mesdheut.
Partitë në Mesdhe nuk
janë të përhershme!
Në ndryshim me vendet e mëdha me demokraci të zhvilluar, si
Amerika, Anglia, Kanadaja, Gjermania etj., “toka politike” në vendet mesdhetare
është e paqëndrueshme. Në Itali u tretën parti të fuqishme si ajo Demo-Kristiane,
Socialiste, Republikane, Aleanca Nacionale dhe u krijuan nga hiçi Lëvizje si
Forza Italia, Lega Nord apo Cinque Stelle. Në mënyrë të ngjashme në Greqi, u
zhduk PASOK-u dhe u krijua Syriza, ndërsa në Francë erdhi në pushtet një parti
e posakrijuar si “Republika Marshon!” e Makronit.
Sa më i ulët të jetë besimi i njerëzve tek politikanët dhe
formacionet politike, aq më i mundshëm është zëvendësimi i një partie nga një
parti tjetër e t[ nj[jtit krah.
Por tek ne pluralizmi politik jo vetëm që është foshnjor,
por gjatë 25 viteve të fundit ka bërë hapa prapa. Kishte më tepër debat
demokratik gjatë viteve ’90 se sa ka sot dhe kjo për merita të veçanta të Sali
Berishës dhe të Edi Ramës.
Por edhe debatet e fundit brenda PD-së nuk janë debate
demokratike. Ngjanë me shpërthime aromash të ndenjura në një formacion që po
kalbëzohet. Të gjithë pjesëmarrësit në debate me “dinakëri anadollake” mundohen
të përshtatin argumentat në favor të së ardhmes së tyre politike. Askush nuk është
në gjendje të dalë hapur kundër Berishës dhe t’i thotë se ai është përgjegjësi
kryesor për gjendjen e PD-së. Ai dhe vetëm ai e ktheu në një repart ushtarak
dhe kur i erdhi mosha të hiqej mënjanë nuk mendoi për të ardhmen e partisë, por
vuri në krye dikë që mund ta kontrollonte.
Demokratët çirren nëpër foltore dhe televizione se “PD-ja është
pasuri kombëtare”. E bëjnë Bashistët, Berishistët dhe centristët.
PD-ja dhe PS-ja nuk janë pasuri kombëtare, por dy struktura
me database dhe prona të paluajtshme, që i binden kreut, i cili mund t’i hedhë
në kanal në çastet kur do largohet dhe nuk ka më interesa.
Ndaj skenari më i mirë
për Shqipërinë është që PD-ja të çahet dhe edhe brenda Kuvendit Popullor të jenë
dy grupe opozitare të besueshëm!
Rama mund të sundojë më mirë duke patur si opozitë një PD në
“unitet” por të kalbëzuar.
No comments:
Post a Comment