Përgjigja e menjëhershme është- JO. Në ekonominë e tregut të lirë çmimet përcaktohen nga kërkesë-oferta. Deri këtu Edi Rama, që shpesh krekoset si njeriu që ka në dorë gjithshka, që mund të ndalë edhe diellin dhe hënën për Shqipërinë, në parim ka të drejtë. Buka, frutat, zarzavatet, energjia elektrike dhe plot artikuj të tjerë bazë të jetës së përditshme varen nga tregu.
Por duke qënë cipëplasur, kryeministri shqiptar nuk thotë
pjesën tjetër të së vërtetës për çmimet “Qeveritë kanë në dorë të ndikojnë në çmimet
me shumë lloj mekanizmash financiarë që zotërojnë.”
Dhe këtë e kanë bërë për shumë kohë qeveritë shqiptare,
sepse po të marrësh naftën dhe benzinën, kanë qënë vazhdimisht më të shtrenjtat
në rajon edhe pse jemi vendi më i varfër dhe kërkesat për karburant i kemi më të
pakta se të vendeve të tjera. Qeveritë shqiptare vërtet kanë ndikuar, por kanë
ndikuar për keq. Kanë ndikuar keq me politikat e tyre ekonomike dhe sidomos me
nxitjen e korrupsionit, që favorizon tregëtarët e pasur dhe paguhet nga xhepat
e njerëzve të thjeshtë.
Me borxhin e madh publik të krijuar, Edi Rama nuk ka mundësi
finanaciare të subbvencionojë disa nga artikujt bazë të jetës së përditshme. Këtë
gjë nuk ja këshillojnë as ekspertët e FMN-së dhe të Bankës Kombëtare, të cilët
nuk duan thellimin e borxhit, që shpie në një katastrofë ekonomike.
Pra mbetet e vetmja alternativë të thuash se ky është
kapitalizmi (kështu ka qënë kapitalizmi i egër) dhe se “çmimet nuk i përcaktoj
unë!” Ta kalosh përgjegjësinë nga vetja tek sistemi dhe një pjesë e mirë e të
varfërve të thonë hapur: “Më mirë ishte në kohën e Enver Hoxhës!”
Shqipëria ndodhet në një gjendje shumë të vështirë politike.
Edi Rama duhet rrëzuar sa më parë nga pushteti, por në vend nuk ka asnjë alternativë
zëvendësuese. Brenda PS-së ai i ka të gjithë ushtarë të vënë në rrjesht dhe
opozita jo vetëm është e copëtuar, por edhe pa besueshmëri tek njerëzit.
Le të presim se ç’do sjellë ky dimër! Të paktën mos jetë
shumë i ashpër!
No comments:
Post a Comment