Banesa e çuditshme e tipit “bunker” e Ramës në Surrel ka lënë shpesh herë vend për spekulime. Eshtë folur për kasaforta stërmëdha betonarmeje ku ai fsheh kartmonedhat e shumta të përfituara gjatë 23 viteve si Kryetar Bashkie dhe pjesëtar i qeverisë. Por ndoshta ndërtimi i çuditshëm, i mbrojtur nga Garda e Shqipërisë mund të ketë edhe qëllime të tjera, të cilat nuk na i kap dot mendja.
Deklaratat e fundit të përsëritura të Ramës për lëshimin e
dy satelitëve në hapësirë, që janë pritur me gajasje në rrjetet sociale, mbase
japin ndonjë spjegim të mundshëm. Deri më tani askush nuk e ka pyetur Edi Ramën
se që kur ka nisur programi shqiptar i “sputnikëve”, nga kush financohet, sa
kushton dhe nëse po na ndihmon ndonjë agjensi e huaj e hapësirës. Janë pyetje më
të llogjikshme se sa të shprehësh hapur mosbesimin dhe të tallesh me delirin e
madhështisë së kryeministrit shqiptar.
Ndoshta Rama si egoist megaloman, tani që ka krijuar një
pasuri të konsiderueshme mund të ketë zili Bezos dhe Musk dhe nëse nuk ka
kapitale të mjaftueshme për të siguruar një program për të dërguar veten në hapësirë
mendon që t’ja fillojë me satelitët. Mburrja nëpër botë se është kryeministri më
i gjatë nuk mund të jetë e mjaftë për të. Kërkon të jetë kryeministri i parë që
fluturon në hapësirë dhe për këtë duhet të nisë nga provat më të thjeshta deri
sa të arrijë në lëshimin e anijeve kozmike me veten astronaut.
Nuk është i pari njeri i pasur me ide idiote të fluturimit në
hapësirë. Për më tepër nëse nuk i dalin paratë e mbledhura me kursim gjatë
viteve mund të futë duart në buxhetin e shtetit ose të marrë fonde nga
Erdogani.
Ndoshta në banesën-bunker të Surrelit të gjitha
eksperimentet po shkojnë mbarë. Edhe ne do kemi me se të krenohemi gjatë vitit
të vështirë 2022.
No comments:
Post a Comment