Në vendet demokratike, në kohë paqeje, posti më i rëndësishëm në qeveri pas kryeministrit është ai i ministrit të jashtëm. Shembujt janë të panumurt të ministrave të jashtëm, që jo vetëm kanë patur një karrierë stabël në qeverisje edhe pas ndryshimit të qeverive, por shpesh janë bërë kryeministra ose presidentë të vendeve të tyre. Personalitete të shquar si Vili Brand, Xhulio Andreoti, Kizinger, Alen Zhupe, Lord Kerrington dhe shumë të tjerë kanë qënë ministra të jashtëm të qeverive të vendeve të tyre.
Akoma më i rëndësishëm është roli i kryediplomatit në
demokracitë e vogla, të cilat varen shumë nga aleancat me Fuqitë e Mëdha, ose
spirojnë të hyjnë në organizime politike ndërkombëtare, si është rasti i vendit
tonë.
Në të kundërt, shtetet me qeveri autokrate, ministrat e
jashtëm i kanë përgjithësisht “zëdhënës” të kryeministrit apo presidentit, që përsërisin
si papagaj ato që thotë kreu i shtetit të tyre. Me një fjalë politikanë të dorës
së dytë, pa integritet dhe pa personalitet të fortë. Kjo ndodh kryesisht nga
paranoja e autokratëve, se mos ministrat e jashtëm i tradhëtojnë në bisedime me
të huajt.
Edi Rama është autokrati tipik, që jo vetëm me ministrat e
jashtëm, por me të gjithë ministrinë sillet sikur ajo është një aneks i Kryeministrisë
apo i Partisë Socialiste. Pasi vendosi në fillim si ministër të jashtëm Ditmir Bushatin,
politikan dhe diplomat krejt i panjohur, si dhe me lidhje familjare me kupolën
e Partisë së Punës, e zëvendësoi edhe atë me Gent Cakaj, një tjetër i panjohur
nga Kosova dhe së fundmi vendosi Olta Xhaçkën, e cila nuk ka asnjë lloj eksperience
në diplomaci dhe në politikën e jashtme.
Rama është vetë mikromanaxhues i të gjithë veprimtarive që
lidhen me jashtë dhe kryediplomatët e tij vetëm “de jure” janë të tillë. Tërësisht
i ngjashëm me Enver Hoxhën, i cili pasi hoqi dorë nga posti i Ministrit të
Jashtëm dhe largoi edhe Behar Shtyllën, la për 23 vjet në krye të ministrisë
mediokrin Nesti Nasse. Pasi e futi edhe atë në burg vendosi një tjetër mediokër,
Reiz Malilen. Asnjëherë ministrat e jashtëm shqiptarë të kohës së Diktaturës
nuk kanë qënë anëtarë të Byrosë Politike.
Paranoja e Ramës të le të kuptosh se ai do largohet nga
posti I kryeministrit vetëm nëse humb
zgjedhjet dhe edhe pas humbjes do e mbajë sërish kreun e PS-së. Eshtë një
plan ekzistencial për të shpëtuar nga çdo proçes ligjor i mundshëm deri sa të
ketë kaluar të 70-tat. Ajo që po i ndodh tani Berishës është përforcues i idesë
“mos përgatit pasardhës për kreun e PS-së“.
Kjo është edhe arsyeja kryesore e vendosjes së “gjuhëprerëve”
në postin e Ministrit të Jashtëm.
No comments:
Post a Comment