Para disa javësh postova në blog shënimin “Viti 2022 dhe kriza ekonomike shqiptare”. Ishte një lloj hamendjeje e nisur nga disa factorë, ku më kryesorët ishin borxhi i madh publik i Shqipërisë dhe një rënie e mundshme e tregjeve të aksioneve në botë gjatë vitit 2022.
https://kuendemi.blogspot.com/2021/09/viti-2022-dhe-kriza-ekonomike-shqiptare.html
Nuk kisha parashikuar një krizë energjitike në Shqipëri
sepse nuk kam njohuritë e duhura se ç’bëhet në këtë sektor të jetës së vendit, i
cili deri vonë është konsideruar si pikë e fortë e ekonomisë shqiptare.
Deklarimi i kryeministrit Rama të djelë lidhur me krizën
energjitike i zuri “gafil” edhe njohësit e mirë të ekonomisë shqiptare, që për
të thënë të drejtën as kishin dhënë ndonjë sinjal për një goditje të tillë në
ekonominë e vendit dhe sidomos në xhepat e shqiptarëve të varfër.
Deklarata e Ramës sigurisht që me vonesën e saj tregon se sa
i papërgjegjshëm është shefi I qeverisë shqiptare. Që prej marsit, tregjet kanë
treguar se çmimet e energjisë do rriten së tepërmi për shkak të rigjallërimit të
ekonomisë botërore pas periudhës të bllokimit për shkak të Covid-19. Aksionet e
shoqërive të naftës, të gazit dhe të energjisë diellore kanë qënë ndër më të
lakmuarat në botë në 6 muajt e fundit. Dhe për çudi qeveria shqiptare nuk ka
marrë asnjë masë, por ndodhet krejt e papërgatitur ndaj kësaj situate, të cilën
e quan “ndërkombëtare”.
Loja me tregëtimin e energjisë është një lojë e vjetër e
administratës shqiptare për të mbushur xhepat e funksionarëve të lartë. Në përgjithësi
energjia elektrike blihet shumë e shtrenjtë krahasuar me tregun dhe shitet shumë
lirë. Por kjo mund të jetë njëra nga arsyet se pse nga një vend eksportues i energjisë,
tani po përballemi me një krizë, që do thellohet gjatë dimrit.
Arsyeja kryesore është
se qeveritë Rama janë dalluar për amatorizëm në çështjet e ekonomisë.
Janë dy njerëz që drejtojnë ekonominë shqiptare: piktori Edi
Rama dhe mësuesi i anglishtes Arben Ahmetaj. Ndërsa për të parin idea e
qeverisjes së mirë është të reklamosh, të gënjesh dhe të dukesh, për të dytin është
të krijosh mundësi për të vjedhur bashkë me shefin dhe disa të tjerë rrotull.
Ky dimër do jetë i vështirë për shqiptarët e varfër dhe për
ata që konsiderohen si shtresë e mesme, por që kanë të ardhura shumë të
kufizuara. Por nëse kriza përfundon me ardhjen e pranverës kjo do jetë një
mrekulli.
Ka shumë të ngjarë, që për dy-tre vjet të përjetohet një
krizë e thellë dhe e plotë.
No comments:
Post a Comment