Nuk bën të përsëritësh shumë herë që partitë në Shqipëri nuk kanë asnjë lloj ideologjie, por është e pamundur të mos e bësh. Gjendja e të punësuarve në sektorët privatë dhe shtetërorë në Shqipëri është e mjerueshme. Kuptohet jo për ata që kanë në dorë tendera, ose funksione të tjera të larta që janë në gjendje tç vjedhin.
Rrogat e ulëta të mësuesve, mjekëve, policëve kanë shpënë
edhe në korrupsionin e çdo qelize të administratës shqiptare. Dhe partija “e
majtë“ që duhet t’i përfaqësojë ka qënë në pushtet për 16 vjet brenda 30 viteve
të pluralizmit.
Edhe Fatos Nanoja në mandatin e tij të parë kishte një
program më të djathtë se të së djathtës shqiptare, por në vitet e drejtimit
qeveritar të Ramës, gjendja ka qënë katastrofike. Cdo hap ekonomik është hedhur
për të favorizuar “super të pasurit” me të cilët krerët e qeverisë shqiptare
ndajnë të ardhurat.
Edi Rama mburret që në Shqipëri nuk ka lëvizje sindikaliste,
që është mëkati më i madh që mund të dalë nga goja e një majtisti.
Në fjalimin e stërzgjatur të djeshëm, me injorancën e tij të
thellë në çështjet e ekonomisë, Rama këmbëngul se rritja e rrogave dhe
pensioneve minimale do ishte katastrofë për ekonominë shqiptare. Në të vërtetë
të gjitha studimet ekonomike në vendet e zhvilluara kapitaliste kanë provuar të
kundërtën. Kur ngrihen rrogat minimale në sektorët privatë dhe publike, shtohet
fuqia blerëse, shtohet prodhimi dhe garantohet rritja ekonomike.
Po pse nuk e bën Rama këtë?
Qeveria shqiptare ka thelluar marrëzisht borxhin publik duke
kryer ndërtime me kosto të larta, ka humbur gjyqe për shkak të korrupsionit dhe
ka aplikuar shumë PPP. Dhe për më tepër ajo nuk do të heqë dorë nga kjo rrugë,
e cila shpie të ardhura kolosale në xhepat e Ramës, Ahmetajt, Veliajt dhe shokëve
të tyre. I vetmi vend ku mund të kursehet janë rrogat dhe pensionet. Ndaj edhe kryeministri
hajdut shqiptar tjerr gjatë e gjatë, që nuk duam të ngremë rrogat se do i ngjajmë
Sudes!
E vërteta është që një familje shqiptare me dy rroga
minimale nuk mund të përballojë koston e jetesës, që është absurditet. Ndaj
jetohet me të ardhura nga emigracioni, rryshfetet, tregëtitë e drogës dhe të
tjera mënyra ilegale.
Kjo e majtë e shtrembër (e Majtë “gauche”) po e thellon në mënyrë
astronomike digerencën midis njerëzve normalë dhe të pasurve në Shqipëri, që
nuk mund të sjellë gjë tjetër veç tensioneve sociale.
Largimi sa më i shpejtë i demagogut Rama nga pushteti është domosdoshmëri për Shqipërinë!
No comments:
Post a Comment