Unë e di rrezikun që i vjen planetit nga djegiet e karburantit në makina, por…më pëlqen të kem një SUV.
Unë e di që dritat, ajri i kondicionuar dhe uji i rrjedhshëm
duan energji, por…kur jam hoteleve zgjedh t’i le të tëra hapur se në fund të
fundit i kam paguar.
Unë e di se si prodhohen rrobat fabrikave në Kinë dhe Indi,
por…e kam ëndërr të kem një garderobë me qindra kostume, këmishë, pulovra dhe të
brendshme firmato.
Unë e di që pas dhjetë vjetësh vila ime në breg të detit do
jetë gjysma nën ujë, por…më duhen edhe Ferrari me RollRoyce, dy motoskafët, dhe
helikopteri. Janë domosdoshmëri.
Unë e di që po ta ve lavatriçen dy herë në ditë do harxhohet
më shumë elektricitet dhe do derdhen më shumë kimikate nën tokë dhe të gjitha
ndikojnë në ndotjen e mjedisit, por…jam shumë pastërtor.
Unë e kam 10 min më këmbë nga shtëpia në zyrë, por…pëlqej të
shkoj me makinë se ç’kuptim ka që kam blerë Benzin.
Unë e di që për lodrat e fëmijëve harxhohet energji
elektrike e prodhuar në termocentrale me qymyr, por…dua t’i blej sa më shumë
nipit, që t’ja u kaloj gjyshërve nga ana e së jëmës.
Ky jam unë, je ti, është dhe ajo, që i duam aq shumë fëmijët
dhe fëmijët e fëmijëve, por nuk mendojmë shumë për botën që po ju lemë dhe të
gjithë bashkë kërkojmë me ngulm se “ç’bëjnë ata që na e shkatërruan klimën”?
No comments:
Post a Comment