E kam fjalën për shiptarët e thjeshtë, për Bashkimin Europian dhe Amerikën, si dhe për ata që merren me Shqipërinë, por nuk kanë ndonjë interes. Emrat e qeverisë Rama 3 janë të rëndësishme për grupet ndërluftuese brenda PS-së, për mediat që duan të ngjallin kureshtje për të pasur më shumë klikime dhe shikues, si dhe për vendet fqinjë, që duan të kenë ndonjë spiunin e tyre në qeveri.
Rama ka treguar gjatë 8 viteve se qeveris i vetëm, me një
lloj manaxhimi të detajuar dhe me peqelepista. Nuk ka asnjë droje të ndryshojë
zv/kryeminstrat se i ka edhe pa merita edhe pa ndonjë mbështetje të madhe në
PS. Drejtimi I tij që në kohët kur ishte Kryetar Bashkije ishte i tillë. Mbante
pranë vetes njerëz kokëulur, që I raportonin për çdo gjë, që nuk kundërshtonin
dhe ishin të gatshëm edhe të merrnin mbi vete përgjegjësitë për urdhrat që
kishte dhënë Edi Rama. Egoist, narcisist dhe mosmirënjohës, ai nuk e ka të vështirë
të emërojë në poste kyçe njerëz të panjohur, ashtu si mund të flakë njerëz me stazh
pune dhe me vlera intelektuale.
Ndaj më duket qesharak kureshtja se cilët do jenë minstrat e
rinj. Emra mes besnikëve të provuar si Ahmetaj, Gjiknuri, Xhaçka, Cuçi, Peleshi
dhe Spiropali; ndonjë kosovar për të treguar se i “digjet barku” për Kosovën
dhe disa emra çupurlinash të panjohura, të cilat do e adhurojnë për lartësitë
ku i ngre dhe do përgjërohen për të. Ashtu si idhulli i tij, Enver Hoxha, Rama
ju trembet tarafeve brenda partisë dhe mundohet t’i mbajë në balancë dhe
kontroll duke i lënë të hanë kokat me njëri tjetrin.
C’mund të thuhet për qeveritë Rama, kur askush nuk kujton
emrat e ministrave të Jashtëm, ku i vetmi “i njohur” mes ministrave të tij të Brendshëm
është Saimir Tahiri i përzjerë në trafiqe droge dhe kur zv/kryeminstrat kanë në
dorë vetëm për të firmosur dekrete dhe vendime, për të cilat Rama nuk do të
mbajë përgjegjësi ligjore në ndonjë gjyq të mundshëm.
Në rrethet e socialistëve në Tiranë dhe në qarqet e Shqipërisë
së jugut do ketë interesime se “do ketë ndonjë nga tanët në qeveri?”, qarqet e
Veriut do ankohen se nuk përfaqësohen si duhet në qeveri dhe mediat
proqeveritare do mundohen të ndikojnë indirekt për ndonjë emër që mund t’i favorizojë
në tendera.
“Tutto il resto e
noia!”- këndonte Kalifanoja I famshëm, që në rastin e këtij shkrimi mund të
përkthehet “Qeveria është Rama dhe vetëm Rama!”
No comments:
Post a Comment