Qarkullon një mendim në mediat pro-opozitës si dhe në disa analistë të pavarur se Berisha nuk është problem kryesor i Shqipërisë sot, por Edi Rama me korrupsionin dhe autoritarizmin e tij. Disa të pavarur naivë si Bushati, shkojnë deri atje sa e quajnë krejt të palogjikshme që Kim merret me një 80 vjeçar dhe i bën kështu “dhurata politike” Edi Ramës.
Ambasadorët amerikanë edhe nëse nuk janë gjenij, nuk janë
kaqolë. Edhe më pak të zgjuarit mes tyre kanë avantazhin e një informacioni të
plotë dhe të hollësishëm rreth gjendjes të vendit ku janë akredituar dhe në këtë
rast të Shqipërisë. Në Shqipërinë e sotme ka 3 aktorë të vjetër të politikës
dhe duhet thënë se të rënësishmit janë vetëm dy: Sali Berisha dhe Edi Rama. Itreti,
Ilir Meta asnjëherë, që kur është larguar nga PS-ja, nuk e ka pasur forcën e
tyre.
Sali Berisha ka qënë më 1991 shefi i opozitës, më pas për 5
vjet me rradhë Presidenti që kontrollonte gjithshka në vend, 8 vjet të tjera përsëri
shefi i opozitës për tu rikthyer për 8 vite si kryeministër dhe në 8 vitet e
fundit ka qënë shefi “de facto” i opozitës. Në gjithë këto vite ai ka njohur
mirë ingranazhet e shtetit shqiptar, ka emëruar prokurorë dhe gjykatës, ka
patur gjithë informacionin e Shërbimit Informativ, ka krijuar lidhje me forca të
errëta brenda dhe jashtë vendit, ka ndihmuar të afërmit e tij (dhe jo vetëm ata)
të grumbullojnë pasuri përrallore. Me një vullnet për të pasur zili ai ka
punuar për të krijuar një rrjet mbrojtës për veten dhe familjen në çdo lloj
situate, gjë që nuk u dëshmua vetëm në entusiazmin e militantëve në Kuvendin e
fundit të PD-së, por ekziston në fshehtësi edhe në grupe të caktuara kriminale,
sidomos të rretheve veriore të vendit.
Shpallja “non grata” nga SHBA shërbeu si hap i fundit i domosdoshëm
për të larguar nga skena politike shqiptare këtë zullumqar plak së bashku me
klanin e tij. Megjithë trysninë e vazhdueshme mbi politikën dhe drejtësinë
shqiptare, amerikanët nuk kishin arritur t’ja ulnin forcën dhe ndikimin deri në
masën që mos kishin pse të merreshin vetë me të dhe u detyruan ta fusnin në “listën
e zezë“.
Sigurisht që Berisha nuk dorëzohet. Nuk u dorëzua në ditët më
të errëta të tij të marsit të vitit 1997, kur sipas njerëzve pranë tij ishte
gati të largohej për në Itali, ku kishte dërguar familjen dhe ndryshoi mendjen.
Dalja e sotme në konferencë shtypi është për t’ju dhënë zemër mbështetësve të
tij dhe për të paralajmëruar Bashën të mos bëjë ndonjë budallallëk gjatë
gusht-shtatorit. Klani Berisha ka kontrollin e PD-së, ka burime finanaciare dhe
disa media, ka edhe grupe paramilitare për t’i përdorur në një situatë ekstreme
për të vrarë njerëz pas krahëve, si ka bërë më parë. Vetëm se këtë rradhë nuk
ka përballë as Nanon, as Majkon dhe as Ramën, por Amerikën e cila nuk tërhiqet
nga vendimet që merr. (Zaten është nga Nano, Meta, Majko dhe Rama, që Berisha
nuk u “qërrua” nga skena politike në fundin e viteve ’90)
Nëse ndodh largimi i tij në shtator nga grupi parlamentar i PD-së,
ky do jetë lajmi më i keq për “Berishën me xhinse”, ose kryeministrin e sotëm
shqiptar. Ka dhe ai llogari të hapura në dosjet amerikane ndonëse është treguar
i gatshëm t’ju sillet i gatshëm duke i gënjyer.
No comments:
Post a Comment