Këtë togfjalësh ma ka spjeguar një mikja ime, si një shprehje që përcakton “botën intelektuale” të shumë grave dhe vajzave në kryeqytetin tonë. Thuajse të gjithë burrat e brezit tim (këtu përjashtoj një kolegun tim që nuk ble mbathje më të lira se 100 euro) nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e kësaj shprehjeje kaq filozofike. Ne kemi zero njohuri rreth cilësive të çantave dhe këpucëve të grave, firmave dhe statusit shoqëror, që përcaktojnë ato. Mikja më pat treguar edhe se çantat duhen jo vetëm prej firmash të shtrenjta, por duhet të mbahen në një pozicion të tillë (sidomos në fotot e mediave sociale) që të duken mirë se ç’lloj statusi përcaktojnë.
Sigurisht që “trendi” i kryeqytetit zbret shpejt edhe në
qytetet e tjera shqiptare dhe dje më ra në sy një foto e nënkryetares së
Bashkisë së Korçës Benila Tërova, që fliste në një skenë duke mbajtur në
pozicionin klasik të dukshëm çantën e saj. (Qëmoti çantat e kësaj madhësie
quheshin torba, por kohët kanë ndryshuar dhe duke qënë se një grua modern ka
shumë e shumë gjëra që duhet të mbajë me vete- tre celularë, dy komplete makiazhi,
kutitë me vitamina, ndërresa rezervë etj etj, çantat lukso-sportive janë të mëdha.)
Benilan nuk e kam njohur, por kam punuar me të ndjerin babanë
e saj Naumin, pak kohë në Bashkinë e Korçës kur drejtohej nga PD-ja dhe ishte
një burrë shumë i mirë, i çiltër dhe i preokupuar për punën. Më erdhi shumë keq
kur u largua nga jeta me Covid në pranverën e këtij viti.
Benila ra në sy në mediat shqiptare gjatë këtij gushti të
nxehtë, për një intervistë rreth çështjes Bregoviç. Ose si përgjegjëse e
organizimit të Festivalit, ose sepse çështja ishte shumë delikate, Ligaveci
Gollash me porosinë e Nikos e vuri Benilan e shkretë para mediave për të përfaqësuar
Bashkinë. Dhe Benila këputi plot mufka, që i nxorri nga çanta e saj e shtrenjtë
e tejmbushur, ose nga mendja e saj jo shumë e mbushur. Mes të tjerave lidhi
problemin e ftesës për Bregoviçin me trimërinë e shqiptarëve dhe mosshuarjen e
zjarreve, gjë që ndolli qindra të shara në drejtim të Korçës dhe të korçarëve
dhe doemos edhe të Bashkisë.
Korça mund të marrë shembull nga Tirana. Edhe në vendosjen e
funksionareve të larta “biba”, sikundër bën Edi Rama për të bërë ç’ti dojë
qejfi në administrimin e vendit. Por e mira është që këto funksionare të rrinë në
zyrë dhe të blejnë online (pasi të kenë kërkuar gjatë gjithë orarit të punës) “çanta
e kpuc” dhe të mos nxirren të përfaqësojnë qytetin e Korçës. Qyteti im ka patur
dhe ka shumë gra me një barrë mend.
No comments:
Post a Comment