Nuk di se sa e saktë është nëse them, që brenda shpirtit të çdo arkitekti ruhet një dëshirë e fshehtë për të qënë edhe piktor. Megjithatë, për të qënë më i sigurt, po e thjeshtoj tek “shumica e arkitektëve shqiptarë“. Ka të bëjë me Berninin, Mikalenxhelon dhe Da Vinçin, si edhe me më modernët Lë Korbyzje dhe Zaha Hadid, ndikimin e tyre tek çdo arkitekt dhe tek shkollat e arkitekturës, të cilat në përgjithësi i kushtojnë rëndësi vizatimit të lirë.
Arkitektura nuk hyn në artet vizuale edhe pse perceptohet
kryesisht prej shqisës të të parit dhe për habinë e atyre që nuk e njohin
teorinë earkitekturës, është më e afërt me muzikën se me pikturën. E megjithatë
arkitektët dëshërojnë të jenë piktorë, si dhe të përfshijnë vepra të pikturës,
instalacione dhe krijime më moderne të arteve vizuale brenda veprave të tyre. Janë
gjithashtu edhe frekuentuesit më të rregullt të ekspozitave të pikturës dhe
skulpturës.
Shumë nga kolegët e mij, jo vetëm që ruajnë punime të tyre
individuale në akuarel, grafikë, laps, akrilik dhe vaj, por nuk janë të pakët
ata që kanë hapur edhe ekspozita vetiake me punimet e tyre. Dhe kjo ka ndodhur
qysh në kohët e Diktaturës dhe më shumë më vonë.
Kur isha student kam pëlqyer ekspozitën me peisazhe të
studentit të arkitekturës Koço Kaskaviqi, i cili pati më pas edhe një karrierë
të arritur si arkitekt. Për peisazhet e tyre shquheshin arkitektët Arben Golemi
dhe i ndjeri Agron Jano, ndërsa më vonë hapën ekspozitat e tyre në Shqipëri dhe
në botë arkitektët Ilir Fico, Maks Mitrojorgji dhe Piro Stefa. Më i njohuri nga
publiku shqiptar mbetet arkitekti Maks Velo, edhe pse për fat të keq
krijimtaria e tij u ndal në periudhën e burgosjes dhe përndjekjes së tij pas
burgut.
Peisazhi i mësipërm në vaj është vepër i arkitektes Nensi
Bregu-Karanxha, e cila i përket një brezi shumë më pas se brezave të të sipëpërmëndurve.
Nensin e kam njohur kur ishte në vitin e fundit të gjimnazit dhe dëshëronte të
studionte për arkitekturë. Më lanë shumë mbresa punimet e saj me laps dhe isha i
sigurt se do e fitonte konkursin për të hyrë në degën e arkitekturës. Më pas
ajo u vendos bashkë me bashkëshortin dhe kolegun tonë Klarens Karanxha në
Boston, ku vazhdoi krahas arkitekturës të ushtronte edhe pasionin tjetër, atë të
pikturës.
Disaa vepra të fundit që më dërgoi më habitën për nivelin e
lartë që kishte arritur edhe pse ja njihja talentin. Mund të përfaqësohet me dinjitet
jo vetëm krahas peisazhistëve më të mirë shqiptarë, por edhe artistëve botërorë
të shkollave të lindjes dhe të perëndimit. Paleta e saj ka shumë ngjyrë, nerv,
trille lëvizjesh dhe kontrastesh dhe gjithashtu vizatim të mire. Do i shkaktonte
zili çdo piktori dhe do bënte të ndjehej krenar çdo arkitekt. Punimin e kam
vendosur pa dijeninë dhe lejen e saj, që është një shkelje e të drejtave të
autorit, por e kam bërë si nderim ndaj Berninit, Hadid, Maks Velos dhe gjithë
arkitektëve piktorë që nuk janë më por na kanë mrekulluar me punët e tyre.
Faleminderit Nensi!
Naumaq, shume faleminderit shkrimin “pa leje 😀” nuk mund te te perfytyroj dot si tip qe mund te kerkosh leje 😀. Une kam qene me fat, qe te njoha pikerisht ne ate moment te jetes, ku ndihma tende jo vetem me shpetoi per te kuptuar qe endrra ime per arkitekturen nuk do shtypej nga deshira e prinderve per te vazhduar mjekesi 😀, po mbaj mend dicka qe nuk e harroj kurre si me the kur u takuam per konsultim. “ shiko e njehere rreth e rrotull per here te fundit” .... mendo ne ato caste, per nje gjimnaziste sa me ank e kureshtje ishin te degjonte keto fjale.....dhe pastaj pas disa minutash vazhdove....
ReplyDelete“sepse qe nga ky moment ti do e shikosh cdo gje me sy tjeter me syte e nje arkitekti”
Dhe ka qene shume e vertete, nga ai moment hyra ne nje “videogame” qe me shkeputi magjishem nga realiteti. Per mua kjo “virtual-experience” ka perfshire brenda cdo gje qe lidhet me krijimtarine ne arkitekture apo re-prezantimin visual te botes.
Ne ate moshe piktura ishte e vetemja mundesi per te krijuar dicka nga pjesa e “videogamit”. Me pas arkitektura zuri vendin kryesor ne “videogame”
Une gjithmone e kam konsideruar pikturen si shkeputje nga realiteti, viti I fundit me shume se kurre me nxiti te shkeputesha edhe me tej nepermjet piktures. Sapo nis të pikturoj, i trajtoj telajor sikur të jete qënie te gjalla. Pikturat tashmë kanë një jetë të tyren dhe një histori të hapur për të treguar. Qëllimi im është të ilustroj emocionet që ndjehen në atë moment më shumë sesa të portretizoj objektet, peisazhin ose njerëzit. Më pëlqen të kem një interpretim të hapur për artin tim, si një udhëtim imagjinar që u jep shikuesve bisedë të pa folur, të evokuar nga përqasja abstrakte.
Te falenderoj vecanerisht per shpirtin kritikues, dhe kerkues si nje mesues qe i jam shume mirenjohes qe me nxiti te tregoja qe passioni im ishte shume i forte per te ndjekur endrren.