Në mesin e zjarreve të këtij gushti, kur qeveria shqiptare u gjunjëzua dhe dëmet ishin të jashtëzakonshme, Edi Ramës i erdhën në “ndihmë“ dy ngjarje, njëra rajonale dhe tjetra ndërkombëtare, që e shpëtuan nga dhënia llogari para shqiptarëve se pse shteti ka mbetur pa mjete për të përballuar emergjencat.
E para ishte “debati i pabukë“ rreth Bregoviçit dhe e dyta
ishte dështimi i qeverisë amerikane për largimin e rregullt nga Afganistani.
Rama mori në dorë flamurin e “shpëtimtarit të afganëve” dhe krijoi një debat
tjetër të kotë në Shqipëri, nga ku përfiton vetëm ai, ndërkohë që kundërshtarët
e tij diskretitohen.
Rama nuk e ka në natyrën e tij të jetë humanitar, madje ka
një urrejtje për njerëzit, sidomos të varfërit dhe të pambrojturit, por në këtë
rast qëndrimi i tij përputhet me qëndrimin më të mirë të shoqërive humaniste
perëndimore. Ndaj dhe ai dha intervista në të majtë e në të djathtë në mediat
europiane dhe me siguri po pret edhe për tu intervistuar në mediat kryesore
amerikane.
Dikush me banim në Angli ka shkruar se Rama e ka bërë të
ndjehet krenar,pasi ka parë intervistën e tij në BBC rreth pritjes së afganëve.
Do më bënte krenar edhe mua, po të mos dija mirë se cilat janë motivet e tjera
të Ramës për pritjen e afganëve, veç dëshirës për marëdhënie shumë të mira me
amerikanët.
Pritja e refugjatëve, sidomos pas kërkesës të një vendi të
zhvilluar, është një “biznes” i përmasave të jashtëzakonshme. Ka mijra fakte
rreth kësaj dukurie, që prej korrupsionit të madh në organizmat e OKB-së, që
merren me refugjatët e deri tek fondet stërmëdha që mori shteti grek nga
Bashkimi Europian për lejimin e shqiptarëve të punoni pa dokumenta në
territorin e Greqisë. Në një bisedë telefonike që mafiozi roman Masimo
Karminati bënte me një bashkëpunëtor të tij në vitin 2014, e cilësonte
kontrollin e kampeve të regugjatëve në Romë si më fitimprurës se trafiku i drogës.
Sigurisht që kontrolli I fondeve për refugjatët nga Mafia Kryeqytetase bëhej në
bashkëpunim me Bashkinë e Romës, ato vite nën kontrollin e të Djathtës ekstreme
italiane.
Edi Rama do verë menjëherë në lëvizje “tigrin” Ahmetaj, që
do kontrollojë fondet e dhëna nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara dhe nuk do e
vrasë mendjen shumë për zhurrmën e atyre që e kritikojnë si “lider global” dhe
nuk përqëndrohen në korrupsionin e tij.
Afganët do ikin pas disa muajsh ose disa vjetësh se askush
nuk do të qëndrojë në një vend prej ku largohet rinia. Të gjithë ata do jenë me
Viza Speciale nga Departamentit të Shtetit për të vazhduar procesin e aplikimit
për Green Card në SHBA.
Tek ne do mbetet kujtimi i keq i racizmit të shprehur nga
disa pjesë të shoqërisë, si dhe kryeministri i korruptuar, që do vazhdojë të
rrahë gjoksin si humanitari më i madh shqiptar (pas Enver Hoxhës).
No comments:
Post a Comment