Ne, qëniet që sundojmë këtë planet, kujtojmë se jemi mendërisht më lart se kafshët e tjera, si për shembull gjitarët, të cilët janë më të afërt me ne. Por studimet e fundit kanë treguar se shumë prej kafshëve shtëpiake dhe jo shtëpiake, jo vetëm komunikojnë në mënyrë të zgjuar me njëra tjetrën, por disa prej tyre janë në gjendje edhe të përdorin teknologjinë e sofistikuar të shekullit të XXI. Një informaticien shqiptaro-amerikan, që ka vënë re prej kohësh këtë dukuri, ka krijuar edhe portalin ku komunikojnë felinët shtëpijakë, portal të cilin e ka quajtur Macebook.
Një ditë më ftoi në shtëpinë e tij, ku ka edhe serverin e
portalit dhe më tregoi se sa i madh ishte numuri i maceve dhe i maçokëve, që
komunikonin me njëri tjetrin nëpërmjet kompjuterave të të zotërve të tyre. Isha
sshumë dyshues dhe kujtoja se po më punonte ndonjë reng ndaj nisa t’i bëja pyetje
se si macet i krijojnë profilet e tyre dhe se në ç’farë gjuhe komunikojnë, por
ai i ra shkurt, duke thënë se nuk mund t’i tregojë të gjitha sekretet e
zbulimit të tij. Sipas tij flasin gjuhën e maceve, ose macishten.
Për të më mbushur mendjen se kjo ishte e një e vërtetë e
pakundërshtueshme, hyri mes bisedës macore të dy maçokëve dhe filloi të më
tregonte se ç’po theshin. Kishte në këndin e djathtë të ekranit të madh një
aplikim të tij që kthente në shqip bisedën e dy maçokëve.
“Këta të dy janë dy maçokë
të shkuar në moshë, që grinden shpesh, por nuk ndahen nga njëri tjetri”- më
tha.
Vashdova të mos besoja, se këta programuesit e sotëm mund të
krijojnë çdo lloj animimi dhe unë vërtet shihja dy maçokë pranë vatrave të tyre
që diçka shtypnin nëpër tastierat e laptopëve, por kjo mund të ishte e gjitha e
krijuar.
-O dac! – shtypi në tastierën e tij maçoku kuqalosh.
-O dac!- u përgjigj maçoku i hirtë.
E pyeta programuesin pse nuk i drejtohen me emër njëri
tjetrit dhe ai më sqaroi se në botën e maceve nuk ka emra, por i drejtohen njëri
tjetrit vetëm me “o mac” ose “o dac” dhe nga tonaliteti i mjaullimës kuptohet
se kujt i drejtohen. Pastaj më spjegoi se kuqaloshi ka prirje të shkojë e të përmiret
në shumë livadhe për të patur sa më shumë territore, kurse hirnoshi është më
dembel. Unë edhe isha skeptik, por njëkohësisht edhe kureshtar ndaj e pyeta se
a kanë ndonjë lloj botkuptimi për jetën në përgjithësi. Më sqaroi se janë felinë
fanatikë dhe mbajnë të shtruar në vendin e fjetjes një lloj batanije me një tigër
në mes. Gjithashtu me tregoi se kuqaloshi edhe pse nuk ha më minj, por vetëm “whiskas”
është i vendosur që minjtë duhen zhdukur nga faqja e dheut, kurse hirnoshi është
më paqedashës dhe kërkon që për minjtë të merren masa ekstreme vetëm kur të
afrohen në vendin e fjetjes dhe të prishin gjumin.
Unë nuk shihja asgjë të tillë në ekran, por bashkëatdhetari
im kishte muaj që ndiqte “maçokllëkun” e tyre dhe nuk kisha si ta kund[rshtoja.
“Po për macet bisedojnë?”-
e pyeta.
“Jo. Janë të tredhur.”-
më tha
Mora të largohesha jo i bindur, por edhe shumë i befasuar,
ndërsa në qoshen e ekranit vazhdonte të përsëritej:
-
O dac!
-
O dac!
No comments:
Post a Comment