Me poshte jane pjese nga intervista e fundit e Noam Chomsky rreth krizes se ngrohjes globale.
C.J. Polychroniou: Faktet e urgjencës klimaterike po grumbullohen pothuajse çdo ditë - valë ekstreme të nxehtësisë në pjesë të ndryshme të SHBA dhe Kanadasë, me temperatura që rriten edhe mbi 49 gradë Celsius (mbi 120 gradë Fahrenheit); përmbytje vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore, me afro 200 të vdekur dhe qindra të tjerë të pagjetur në përmbytje; dhe Moska përjetoi qershorin e saj të dytë më të nxehtë. Në fakt, kushtet ekstreme të motit madje i kanë befasuar shkencëtarët e klimës, dhe ata tani po pyesin për saktësinë e modeleve të parashikimit. Cilat janë mendimet tuaja për këto çështje? Duket se bota po humbet luftën kundër ngrohjes globaleNoam Chomsky: Me
siguri ju kujtohet se tre vjet më parë, fizikani i Oksfordit Raymond
Pierrehumbert, autori kryesor i raportit të sapo publikuar të Panelit
Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), shkroi se: “është koha për panik…. Ne jemi në telashe të mëdha. ”
Cka kemi mësuar që atëherë e thekson atë paralajmërim. Një
draft raport i IPCC-së që doli nga France-Presse në qershor 2021 renditi pikat
e kthimit të pakthyeshme që janë ogurzezë të afërt, duke paralajmëruar për
"pasoja progresive serioze, shekullore dhe, në disa raste, të
pakthyeshme".
3 nëntori i kaluar ishte një shpëtim i përkohshëm nga ajo që
mund të ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme. Katër vitet e tjera të drejtimit
të Trump drejt humnerës mund të bënin arritjen në pika të pakorrigjueshme. Dhe
nëse partia që mohon ngrohjen globale kthehet në pushtet, mund të jetë vonë edhe
për panik. Ne jemi vërtet në telashe të mëdha.
Drafti i IPCC, që ju dha mediave nga dikush pa leje, ishte
para ekstremeve të motit të kësaj vere, të cilat kanë tronditur shkencëtarët e
klimës. Ngrohja e planetit "është në përputhje me parashikimet e modeleve
të klimës nga dekada më parë", vërejti klimatologu Michael Mann, por
"rritja e ekstremeve të motit po tejkalon parashikimet". Arsyeja
duket të jetë një efekt i ngrohjes së atmosferës që nuk ishte marrë parasysh në
studimet klimatike: lëkundjet e mëdha të rrymave ajrore (jet stream- sh.im), që po shkakton ngjarjet klimaterike
ekstreme që kanë pllakosur pjesën më të madhe të botës në javët e fundit.
Lajmet e frikshme kanë një anë të mirë. Mund të zgjojë
udhëheqësit botërorë për tu ndërgjegjësuar rreth tmerreve që po krijojnë. Ka mundësi
që edhe GOP(Partia Republikane-sh.im)
dhe altoparlamti i saj Fox News të shohin se ç’ndodh dhe të kthehen pakëz në
realitet.
Ne kemi parë shenja të kësaj në krizën COVID. Pas viteve të
zhytjes në botën e tyre të "fakteve alternative", disa guvernatorë
republikanë që janë tallur më parë me masat paraprake, po marrin disa masa,
tani që murtaja po godet shtetet e tyre për shkak të mungesës së masave
parandaluese dhe refuzimit të vaksinës. Ndërsa Florida mori drejtimin
mbarëkombëtar në rastet dhe vdekjet, guvernatori Ron DeSantis u largua (vetëm
pjesërisht) nga talljet e tij rreth masave - duke ndjellë akuzat se u shit tek armiku dhe ndoshta po i rrezikohen
edhe aspiratat e tij presidenciale. E megjithatë, ndryshimi I kursit prej tij mund
të jetë tepër i vonuar për të ndikuar në bazën militante, e cila i është
nënshtruar një rryme dezinformimi.
Ndoshta pamja e qyteteve që mbyten dhe digjen mund të
dëmtojë gjithashtu besnikërinë e GOP-Fox ndaj parullës "Vdekje inteligjencës,
Rroftë vdekja!", huazuar nga analet e fashizmit.
Mohimi i shkatërrimit të mjedisit natyrisht ka një ndikim në
opinionin publik. Sipas sondazheve më të fundit, për 58 përqind të
republikanëve, ndryshimi i klimës "nuk është një shqetësim i
rëndësishëm". Pak më shumë se 40 përqind mohojnë se njerëzit japin një
kontribut të rëndësishëm në këtë katastrofë të afërt. Dhe 44 përqind mendojnë
se "shkencëtarët e klimës kanë shumë ndikim në debatet e politikave
klimatike".
Nëse do bëhet ndonjëherë një analizë historike të këtij
momenti kritik në histori-ndoshta nga alienët pasi njerëzit ta kenë shkatërruar
këtë planet-dhe nëse do ngrihet një Panteon i së Keqes në kujtim të krimit,
dyshja e GOP-Fox do të ketë një pavion të veçantë.
Sidoqoftë, përgjegjësia është shumë më e gjerë. Nuk ka vend
për të ripërsëritur të dhënat e zymta, por një artikull i vogël e jep pamjen e përgjithshme. Organizata e
domosdoshme e analizës së medias FAIR raporton një studim që krahason mbulimin
në TV të mëngjesit të krizës klimatike me nisjen në hapësirë të Jeff Bezos:
267 minuta në të gjithë vitin 2020 për çështjen më të rëndësishme në historinë
njerëzore, 212 minuta në një ditë të vetme për eskursionin idiot të Bezos në
hapësirë.
Duke iu rikthyer pyetjes suaj, njerëzimi po e humbet qartë
luftën, por nuk ka mbaruar. Një botë më e mirë është e mundur, ne e dimë se si
ta arrijmë atë, dhe shumë njerëz të mirë janë angazhuar në mënyrë aktive në
luftë. Mesazhi vendimtar është të bësh mobilizohesh tani, por jo të
dëshpërohesh.
No comments:
Post a Comment