Eshtë e çuditshme se si një i ardhur nga Blloku (nip i Kondëve dhe Kapos), vetë anëtar i Partisë së Punës dhe më vonë një socialist i thekur, ka shumë kohë që është kthyer në anti-Rama për shkak se ai e la jashtë projekteve të Partisë Socialiste dhe tashmë është kthyer në një trumpist i thekur. Një dëshmi se si njerëzit që nuk i përkasin asnjë ideologjie mund të kalojë nga një ekstrem i majtë në një ekstrem të djathtë.
Nuk di nëse Rama e largoi këtë për faktin që Nesho ishte besnik i Nanos, apo i trembej fuqizimit të një pasardhësit të klanit të fuqishëm Kapo brenda PS-së. Ndoshta mund ta kishte mikluar me diçka për ta pasur brenda vathës, sepse Agim Nesho tregon që mund të shitet shumë shpejt.
Shenjat e protrumpizmit të tij i ka dhënë këto vjetët e fundit, që me botimin e një shkrimin në një gazetë të djathtë amerikane ku e quantë Edvinin, Ramaduro. Pavarësisht nga shikimi i im rreth qeverisjes Rama dhe përzjerjes së tij në trafikun e drogës, goditja e tij nga pozita anti-soroiste dhe pro-trumpiste është jo vetëm një qëndrim prej legeni por edhe i rrezikshëm për Shqipërinë.
Më i poshtër dhe prej një amatori të politikave të jashtme është qëndrimi i tij i sotëm në një intervistë në Euronews.al, ku Nesho jo vetëm që mbron skandalin Trump në Venezuelë, por e cilëson këtë të fundit si një gjeni në fushën e gjeopolitikës.
Nesho e quan normale dhe pozitive ndryshimin që Trump po i bën rendit botëror. Në një kohë që SHBA po i jep dërmën OKB_së, ish përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB, Nesho e sheh këtë si diçka normale dhe tashmë një fakt të kryer.
Nesho justifikon jo vetëm goditjen e Venezuelës për naftën, meqë prodhimi i saj shkon kryesisht në Kinë, por cilëson të natyrshme edhe aneksimin e Groelandës, sepse është pikë kyçe në Arktik.
Ai shkon edhe më larg se ambicia e Trump për të kontrolluar Amerikën Latine, kur thotë se Trump po pastron tani këtë të fundit nga qeveritë e majta dhe parasheh se shumë shpejt do i vijë rradha Brazilit.
Ka diçka shumë qesharake në qëndrimin e tij, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë, që shpresojnë rrëzimin e shpejtë të Ramës. Të paaaftë për tu ngritur në një revolte masive popullore që të detyrojë largimin e tij nga politika dhe futjen në burg, ata ëndërrojnë se amerikanët do e arrestojnë si bënë me Maduron. Shumë syresh përmendin procesin McConigal si një arsye të fortë për amerikanët të veprojnë!
Administrata Trump nuk ka asnjë interes për Shqipërinë veç një besnikërie të verbër dhe qëndrimi antirus. Këtë Rama e ka dëshmuar edhe së fundmi me deklaratën qesharake të Spiropalit pro rrëmmbimit të Maduros. Përrallat me Sorros e të tjera janë thjesht stimulues për shpresë të kotë të ushqyera nga Berisha, Flamur Noka dhe “legenë“ të tipit Agim Nesho.
No comments:
Post a Comment