Po i bëj një shtojcë shkrimit rreth traditës kulturore të Korçës dhe bjerrjes së saj.
Në shkrimin (relativisht të gjatë) përmendej në përgjithësi dukuria e mburrjes se duke qënë prej Korçe duhet medoemos të jesh me kulturë, sikundër mund të mburren “karajfila” nga Shkodra se si shkodranë kanë medoemos humor, ose “panxharë” nga Vlora, se si vlonjatë patjetër janë edhe trima.
Shtojca lindi nga nevoja e domosdoshme për të patur mundësi për të shfrytëzuar arkivat e Bibliotekës së Korçës, për librin që kam në dorë. Për të qënë i sinqertë, përpjekjet e mija kanë qënë vetëm online sepse jetoj larg. Shumë biblioteka të vendeve të zhvilluara e ofrojnë një shërbim të tillë. Por e di që e vështirë do jetë edhe “in person”, sepse kujtoj që para 3 vjetësh Biblioteka e projektuar nga Piteja australian nuk kishte të tilla. Fondet e pasura të Bibliotekës (ato që nuk ishin vjedhur) kishin përfunduar në bodrumet e Prefekturës dhe nuk mund të përdoreshin. (Në atdhe përdorin shprehjen e bukur shqipe “nuk janë të aksesueshme.)
Edhe pse kisha këmbëngulur tek drejtoresha e asaj kohe, mikja ime Jorida Tollkuçi, të kisha mundësinë të shihja disa botime të vjetra si dhe periodikët e para luftës si “Gazeta e Korçës”, kjo gjë nuk ishte e mundshme. Biblioteka e Pites ka disa shkallë stërgjata që nuk të shpien gjëkundi, por nuk ka shkallë që mund të të zbresin në “ferrin e fondit të saj”!
Por jo për gjithshka e ka fajin Piteja, i cili aq di dhe aq ka bërë për projektimin e një biblioteke, që edhe pse e projektuar në shekullin e XXI është edhe më pak funksionale se ajo e Turtullit. (Për atë të Kolevicës as mund të bëhet fjalë, se ajo mund të ishte Bibliotekë edhe në Bon apo në Modena.)
Fajin si për shumë gjynahe të tjera, e shoh tek hemafroditja Niqka, që përdor prej vitit 2007 Korçën si çifligun e saj.
Kultura e një qyteti nuk mund të jetë as vetëm Festa e birrës, madje as vetëm MIK-u i Inva Mulës dhe as ndonjë “koloni piktorësh”. Këto janë veprimtari ndihmëse, që gjallërojnë jetën e një qyteti, por nuk janë baza e veprimtarisë kulturore që shpie në ngritjen e nivelit të fëmijëve dhe rinisë. Një prej bazave kryesore është libri dhe nxitja e dëshirës të fëmijëve për tu shkëputur nga “telefonat e squt” dhe videolojrat dhe për të lexuar. Por me një Bibliotekë “fake”, që i imponohet keq qëndrës së qytetit si ndërtesë, por nuk i “imponohet” si përmbajtje nuk mund të ketë lexues të rinj. Do mbetet vetëm njëvend për disa moshatarë të mij, që nuk kanë para të pijnë kafe në bare dhe e kalojnë paraditen në sallat e saj.
Gjithashtu me faj nuk mund të bëj drejtoreshën dhe punonjëset e Institucionit, sepse bëjnë ç’ështe e mundur për të pasur një lloj veprimtarie (shpesh këto konsistojnë në mësime kompjuterash nga ndonjë fondacion, që i paguan qera Bibliotekës për sallën.)
Rrjedha kulturore e qytetit nuk duhet në asnjë mënyrë t’ju lihet militantëve të pakulturuar. Edhe pse në rënie, Korça ka ende njerëz me mend dhe me horizont kulturor, që mund të bëjnë gjëra të mira, që nisin me librin dhe përfundojnë tek përpjekjet për të krijuar nisma për edukimin e fëmijëve me dëshirën për tu marrë me projektet e Inteligjencës Artificiale.
Po këtë nuk mund ta bëjë as militantja Përpaqe, as një “zhurmuese” socialiste, as një farmaciste e ekzaltuar dhe as një i diplomuar në zgrip të jetës , që dikur shiste imonikë.
Ndaj dhe nuk më habit që personazhi i vitit 2025 për Korçën ishte gazetari Shkembi.
No comments:
Post a Comment