Friday, 30 January 2026

Kush ja dha Billit (Gates) “skollon”?


Bota e miliarderëve, që gjithnjë më është dukur shumë e largët, nuk qënka edhe aq në qiej. Një lajm komik dhe pak “rropullinxjerrës” ishte sot në mediat ndërkombëtare, që i sjell disa prej miliarder[ve shumë pranë botës të vdekëtarëve të rëndomtë, madje edhe të atyre që flenë poshtë urave.

Bill Gates kishte marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga zuskat ruse , që ja vinte në dispozicion “kodoshi”, Xhefri i Epsheve.

Krejt njëlloj si ju ndodhte në vitet ‘70, plot të njohurve të mij, që për të zhdëfryer rregullisht, në mënyrë spontane dhe pa u lutur shumë tek vajzat normale, nxitonin të bënin dashuri me ndonjë “gocare” edhe pse e dinin se kishte “skollo”. Pas disa problemeve të njohura dhe të përsëritura, gjenin derman tek farmacistët e qytetit, që ju jepnin antibiotikët të cilat përdoreshin në ato raste.

Por ja , që edhe në shekullin e XXI, në mes të Amerikës, njeriu më i pasur në botë, edhe pse i martuar (të njohurit e mij ishin beqarë) ngutet të shkojë me bukuroshe ruse dhe për më tepër të bëjë edhe “seks të pambrojtur”, që i sjell sëmundjen, frikën se mos e zbulojë Melinda dhe drojen për të shkuar në farmaci (për penicilinë oleoze) se mund ta shohin paparacët dhe më pas ta mësojë gjithë bota.

Ndaj dhe i shkruan mikut të tij kodosh, që t’i gjejë antibiotikët dhe i d[rgon edhe një foto të herdheve të tij të sëmura, q[ një mjek t’i japë recetë. Dhe me mirësinë, gatishmërin dhe dashamirësinë që e karakterizonte, Xhefri i Epsheve ja kryen të gjitha dhe kujdeset që e-mailet e Gates të jenë në një vend të sigurt “për çdo eventualitet”.

Ky është mësimi më i mirë, për sociologët dhe historianët, që në këtë botë ka vetëm njerëz të zakonshëm, të cil[t përgjithësisht(ose pa p[rjashtim) janë në mëshirën e instikteve shtazore. Pavarësisht nga gjenialiteti, pushteti apo pasuria që kanë.

Xhefri Epstin e kishte mësuar këtë prej kohësh dhe më shumë se një pedofil, ai ishte shfrytëzuaes i dobësive të natyrshme të meshkujve. Duke ditur gjithashtu se pushtetin në këtë botë e kanë meshkujt ai nuk vriste mendjen për të shfrytëzuar dobësitë e femrave. Thjesht rekrutonte vajza të reja për shërbime seksuale për vete dhe më pas i përdorte si një rrjet prostitutash të paguara mirë për princër, kryeministra, presidentë dhe Bill Gejtsa. Nuk ksihte nevojë të merrte përqindje, si bëjnë kodoshat e rëndomtë, se paratë i bënte duke shfrytëzuar lidhjet me “ndezakët” për të shtuar investimet në biznesin e tij të suksesshëm të një “lojtari të bursave”.

Pyetja në krye është se a duhet ta besojmë që Gates kishte marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe nëse kjo pat qënë “skollo”.

Ne kemi arsye ta besojmë, po aq sa të mos e besojmë. Në favor të së dytës duhet thënë- a i ka parë njeri emailet e Billit? A ka dëshmuar Melinda që Billi ishte infektuar dhe refuzonte të bënte “sevda” me të?

Në favor të së parës të ndih një logjikë e thjeshtë: Pse duhet t’ja ngjitin Billit të Microsoft dhe mos ja veshin Billit me Saksofon, Princit Ndreçkë apo avokatit Dershovic këtë punën e “skollos”?

Ka dhe një arsye tjetër, që më bën të mendoj se kjo puna e infeksionit nuk është pa gjë. Billi i është kushtuar shumë, në dhjetë vitet e fundit, punës për të luftuar pandemitë dhe për të zbuluar vaksina të reja. Ndoshta thellë subkoshiencës së tij, ende rëndon ajo gjëndje e rëndë e dikurshme e penisit të tij, pas disa lojrave marroke erotike në ishullin famëkeq të Xhefrit të Epsheve.

No comments:

Post a Comment