Friday, 30 January 2026

‘“Kontrolli punëtor” i komunistit Xhafaj


Në Mëmëdhe ndodhin ngjarje nga më absurdet. Në këtë rastin e fundit është sërish një personazh më se karikaturesk, që është shfaqur në Tiranë “i larë dhe i rruar” qysh në 1 majin e një viti të largët, në krah të “xhaxhit” dhe që më vonë nuk është shkulur nga politika shqiptare.

Dikush, në studiot televezive (ku shpesh ja fusin p... kot) mund edhe ta quajë “kalë race” i politikës shqiptare, por për mua nuk është gjë tjetër veç një kërriçi, që nuk arriti të bëhej as në pleqëri gomar. Mbeti kërriç që mburret lart e poshtë, që pëllet në korridore dhe në kuvend dhe që luan “hajvançe” në prapaskenat e politikës shqiptare.

I mësuar të lëpijë çizmet e sunduesve, ja lëpiu “bajagi” Nanos në burg edhe më vonë (gjë për të cilën u shpërblye) dhe më pas lëpiu të Metës, Ramës madje edhe të Veliajt.

Fati i tij i keq (dhe më i keq për shqiptarët) ishte se i vëllai jo vetëm ishte marrë me tregëti droge, por edhe ishte dënuar në Itali për atë lloj trafiku. Xhafaj ishte Ministër i “Përbrendshëm” dhe megjithë manovrimet dhe sulmet ndaj Babales dhe Salianjit, nuk arriti të ruante postin e Ministrit. (Duhet thënë se treshja Babale-Xhafaj-Salianji është si trinjakë të dalë nga e njëjta mitër.)

Së fundi, duke lëpirë edhe një herë çizmet e padronit Rama (por edhe për të rritur rëndësinë e vetes dhe një farë pushteti,) ka menduar të përdorë komisionin e tij në Kuvend, si mjet për të kontrolluar, ndihmuar dhe korrigjuar SPAK-un.

Xhafaj komision quhet: “Për nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale” Dhe Fatmir Xhafaj në krye të këtij komisioni me emër qesharak kërkon të bëjë një “vizitë monitoruese” në SPAK, por Struktura nuk e ka pranuar vizitën se është në kundërshtim me ligjin.

Xhafaj i njeh ligjet, se ka punuar në ministritë ligj zbatuese, por luan rolin e një kërriçi të vërtetë që po bën diçka në dobi të Kombit edhe pse në shkelje të ligjit.

Eshtë treguar i kujdesshëm se nuk e ka quajtur “vizitë nga një grup i Kontrollit Punëtor”, ku shumë e shumë vite më parë mund të ketë qënë pjesëmarrës.

Edhe pse e kam quajtur komunist, Fatmir Xhafaj nuk është vërtet i tillë dhe as ka qënë ndonjëherë. Komunizmi është diçka shumë e largët për njerëz si Fatmiri, ashtu si ka qënë edhe për Diktatorin që përqafonte dikur në tribunë. Njerëz të tillë janë nga qëniet më të pështira që rrojnë mbi këtë dhe. Mund të bëjnë çdo gjë për hir të pushtetit dhe të parave. Ndaj janë të rrezikshëm dhe është mirë që nuk janë të shumtë. Në të kundërt nuk do ja vlente të jetoje në këtë botë!

No comments:

Post a Comment