Friday, 9 January 2026

Nxënës i shkollës së muzikës (2)


(vijim)
 

Kështu që në vitin 1971 unë isha në Shkollën e Muzikës (u quajt më vonë “Tefta Tashko”), por nuk kisha aspak të bëja me muzikën. Leximin e partiturave thuajse e kisha harruar dhe bashkë me to arpezhet, “dollapet”, shenjat muzikore, shkallët dhe tingëllimin e metronomit. Nuk i hyra më kurrë mësimit të ndonjë vegle muzikore, ndoshta për mungesë vullneti dhe përqëndrimi e ndoshta se nuk kisha gishta shumë të shkathët. Kështu që kur vite më vonë tiranasit më pyesnin (si çdo korçar) “Di me i dhon’ kitarës?” unë mbidhja supet gjysëm i turpëruar. (Ndoshta ka të bëjë më shumë me vullnetin, se Beni Kallamata, që nuk kishte gishta më të shkathët se unë, e mësoi kitarën kur i kishte lënë të 40-tat dhe i binte për bukuri.)

E megjithatë prania e instrumentistëve në klasë, nxënësit që studionin në dhomat e pianove, koncertet e orkestrës së shkollës, kori i saj. më mbanin mua dhe të tjerëve më në kontakt me muzikën se sa nxënësit e shkollave të tjera 8-vje]are. Ndoshta ajo prani më “kishte mbushur mendjen”, se dija të këndoja dhe të merrja pjesë 2-3 herë në konkursin e zërave të rinj, që zhvillohej ]do vit në Shtëpinë e Pionierit. Në njërin prej tyre këndoja “Kënga e nënës”, të posakënduar në festivalin e 9-të nga Sherif Merdani dhe shoqërohesha me fisarmonikë nga Josif Minga, që atë vit ishte maturant dhe shkollohej në të njëjtën “shkollë të ]uditshme”. Më pas ai shkoi në Institutin e Arteve ku studioi për kompozicion dhe pati një karrierë të gjatë si muzikant në Kor]ë.

Shkolla “Themistokli Gërmenji”, që kishte brenda dhe klasat e muzikës, ishte ndoshta më e mira në atë kohë në Shqipëri. Në rrradhë të parë ajo ishte në një ndërtesë të projektuar bukur dhe shumë funksionale për një shkollë në një qyteti të ftohtë. Për projektin dhe autorin e saj Petraq Kolevica kam shkruar gjatë në shënime të tjera të blogut. Por gjithashtu kishte një trupë mësimdhënieje shumë të mirë dhe një orkestër sinfonike që krahasohej me atë të Liceut “Jordan Misja”. Ndaj dhe në vitin 1969, për disa muaj, regjisorja Xhanfize Keko, realizoi një dokumentar artistik të titulluar “Tingujt dhe fëmijët”. Ishte një ngjarje shumë interesante për ne fëmijët, të kishim në korridoret e shkollës kineastët, mes të cilëve kujtoj Ilia Tërpinin dhe Xhovan Kondak]iun. Ilia ishte kushëri i shokut tim të klasës Viron Cilit dhe Xhovani kushëri i Beni Kallamatës. Filmi u shfaq me sukses dhe ishte një lloj prove se Xhana mund të punonte mirë me fëmijët dhe që solli më pas shumë filma të suksesshëm artistikë të saj.

Më mirë nga të gjithë në klasë këndonte Elektra Simi, e cila pati një karrierë si këngëtare profesioniste, madje mori pjesë në disa Festivale të këngës në Radio Televizion. Për një kohë të shkurtër, pjesë e klasës sonë u bë edhe Astrit Ko]ibelli, i cili në ato vite ishte “yll” i Festivaleve të Fëmijëve në Shkodër. Nuk kujtoj se pse ai u largua nga klasa jonë, sepse nuk e përfundoi 8-vje]aren me ne.

“Shpërthimi kantor” i joni ishte në orën e muzikës, sidomos kur mësim na bënte i ndjeri Vangjel Borova. Ishte ora që e prisnim më me dëshirë, sepse mësues Vangjeli (atëhere i thërrisnim të gjithë mësuesit “presor” dhe “presore”) ishte i butë dhe njëkohësisht vinte në klasë me fisarmonikën e tij dhe na shoqëronte kur këndonim. Shpesh, fisarmonikën e mbështeste në bangon e parë, ku rrinte Beni Treska, që herë pas here i shtypte me laps “bassat” dhe ne shkriheshim së qeshuri. Vangjeli e qortonte me kujdes se Beni (Kecka) ishte djali i drejtorit të shkollës. Një nga shokët e mij më të mirë.

Si e përmenda më lart, të ishe në klasën e muzikës ishte privilegj, edhe për ata që nuk studionin instrumenta. Ndoshta kualifikimi në konkurse bëhej pak “me mik” se kishte shumë fëmijë mësuesish si dhe funksionarësh partiakë, por kishte dhe nga familja shumë të thjeshta si dhe nga ato “me kle]kë në biografi”. Ne atëhere as i shkonim në mendje këto gjëra, por vonë kam mësuar se shoqja ime e bangës e klasës së parë, Ariadna Pjetri, e kishte gjyshin e pushkatuar. Disa nga bashkënxënësit tanë bënin rrugë të gjatë më këmbë për të ardhur në shkollë. Bashkë me Vjollca Koroveshin dhe Viron Cilin ishim më të privilegjuarit se shkollën e kishim 3 minuta larg dhe e dëgjpnim kur binte zilja për fillimin e mësimit. Më pranë se ne ishte vetëm Kristaq Cicoja.

(vijon)

No comments:

Post a Comment