Në një diskutim të ashpër, plot argumenta pro, kundër dhe asnjëanëse, unë dhe dy miq të mij, donim t’i nxirrnim fundin, një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e trevave tona dhe që është:
Kush e solli Nicolo Di Lanan në PS. (Për ata që “nuk din me i dhon italishtes”, Nicolo Di Lana nuk është tjetër veçse Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë- Niko Peleshi.)
Këtu do hidhet sërish avokati im, nga zyra e tij në Lion, duke thënë se ëse humbas kohën time të vyer me çështje të 20 e kusur viteve më parë dhe që nuk kanë asnjë rëndësi për mua, por unë do i përgjigjem se kohë kam me bollëk dhe diskutimi me dy miqtë e mij nuk ishte aspak i provokuar apo i qëllimtë.
Pa hyrë në hollësi se si nisi diskutimi unë po paraqes menjëherë pozicionet e tre diskutuesve:
- Unë mbroja variantin se Di Lanan tek PS e solli një biznesmen i rëndësishëm në qytet për të balancuar raportet intelektuale PS me PD, të cilat deri në atë kohë anonin nga PD-ja. Për shembull PS-ja kishte një kryetar të ardhur nga fshati me profesion ndoshta “agranom”, që nuk mund t’i përgjigjej kërkesave të sofistikuara të elektoratit ish-punist. Nga ana tjetër PD-ja kishte në krye dy “agranomë“, që jepnin edhe mësim në Universitet. Po ashtu udhëheqësi PS-ist ekzistues nuk mund të ishte në pararojë të programit të ardhshëm të Rilindjes Urbane, që po përgatitej në Qëndër të Tironës.
- Miku im nr 1 këmbëngulte që nga PD, Di Lanan e importoi Ben Blushi, i cili i trembej rivalitetit me Peleshin në betejën e ardhme për zgjedhjet parlamentare, që mund t’i rrezikonte vendin e deputetit dhe karrierën e ardhme si ministër, ku në të ardhmen mund të bënte “noji lek”.
- Në kundërshtim me ne të dy, mikja ime nr 2, parashtronte tezën që ishte PS-ja që shkoi tek Di Lana dhe jo Di Lana tek PS-ja. Ajo mbronte me zjarr dhe fakte, që kishte ndodhur dukuria e njohur që në Mesjetë“ nuk shkon Muhameti në mali, por mali tek Muhameti”. Ajo rrjeshtonte potencialin intelektual të Nikos, gjuhët e huaja që zotëronte, mes të cilave edhe disa dialekte romishte, si dhe emigracionin e shkurtër në Gjermani, ku mendohej se ai kishte qënë shumë pranë rretheve të rëndësishëm të CDU.
Për shkak të qëndrimit në pozita të palëkundura të treshes, edhe mungesën e njohur të tolerancës sime në dialogje dhe trilogje, diskutimi vazhdoi për orë të tëra dhe nuk mundëm të arrinim në një përfundim. Gjithashtu situatat e ndërlikuara në Tiranë, me çështjen Ballukja, AKSH-i dhe Bordi i Paqes, nuk na krijonin mundësinë që të shkëputnim Kryetarin e Kuvendit për një bisedë 30 sekondëshe që t’i përgjigjej pa ekuivoke pyetjes:
- Ore Nikshi kush të morri ty nga PD e të solli në PS?
Ndaj pa u tundur nga istikamet ne vazhduam të hamendësonim (ashtu si tek “Kush e solli Doruntinën?” e Kadaresë) se ç’kishte ndodhur dhe kush ishte fajtori.
Dhe po si tek Kadareja thamë se përgjigja më e qartë dhe njëkohësisht më e turbullt, sa shteruese dhe aq hipoteza ndjellëse ishte se – Di Lanan në PS e solli Besa!
Jo Besa, ndonjë femër socialiste në qendër apo bazë, por Besa e shqiptarit, kjo cilësi gati hyjnore dhe për të cilën ne veçohemi mes gjithë kombeve.
Ishte Besa që Di Lana i kishte dhënë dikur Shqipërisë, se do e nxirrte nga terri komunist dhe pasi të përpiqej të rivendoste Monarkinë, të hidhej në krahun euro-socialist, si intelektual i klasit të parë dhe proeuropian me vizion.
Fati i mirë i Korçës, Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor e solli që mekanizmi nëndergjësoro-kolektiv i Besës ta plotësonte premtimin e dhënë Shqipërisë në një natë me yje gushti, kur pas kthimit nga Gjermania, Peleshi shkeli tokën shqiptare dhe nisi veprimtarinë e luajtjes së pronave të paluajtshme.
Më tej vjen Historia!
No comments:
Post a Comment