Ndonjëherë mendoj se ç’farë e mban në unitet sot Partinë Socialiste. Eshtë një hamendësi që më zbavit, se më kujton kohët e rinisë, kur edhe pse nuk shfaqej në publik, ndjehej prania e disa “klaneve” brenda Partisë së Punës. Shehu kishte një të tijin dhe po kështu Kapo. “Klani” i ushtarakëve ishte goditur dhe sho Ramiz nuk kishte ndonjë “klan” të tij, por diti të manovronte për të dalë më vonë si figura nr.2 pas Diktatorit.
Kundërvënia (sado e zbehtë) e klaneve e ndihte Enverin dhe Nexhmijen për të qëndruar të patundur në krye të shtetit të vogël “marksist-leninist”, që i rezistonte “presioneve dhe bllokadave”. Shokët e Birosë ishin të gatshëm të kritikonin, kallzonin dhe godisnin shokët e tyre, në çastin më të parë që ndjenin se sho Enver po “mprihte shpatën”.
Edhe pse në një sistem pluri-partiak, Partia Socialiste gëzon në sipërfaqe unitetin rreth Liderit. Ai manifestohet në Kuvend, në deklarata, në intervisra dhe në çdo shfaqje publike. Krejt njëlloj si në kohën kur “shokët e rëndësishëm” deklaronin se “orët dhe zemrat i kishin të kurdsura njëlloj me Udhëheqësin”. Por në prapaskenë situata është krejt e ndryshme. Klanet jo vetëm që ekzistojnë, por mprehin përditë thikat për t’ju sulur klanit rival. Eshtë e kuptueshme sepse:
Partia Socialiste nuk është gjë tjetër veç një grumbull hajdutësh dhe arrivistësh.
Dhe ajo çka i mban sot në “unitet” nuk është as ideologjia, as programi, as nostalgjia për Diktaturën, por dëshira “për të bo lek.” Dhe sikundër ndodh mes bandave të kriminelëve kudo në botë, pasi kanë marëveshje të përkohshme, në çastin më të parë ato fillojnë luftën e ashpër me njëra tjetrën. Ndodhi gjatë viti 2024, kur “klani Balluku” filloi shkatërrimin e “klanit Veliaj”, që shpuri në arrestimin e shumë përfaqësuesve dhe deri në prangat për çiftin Veliaj.
Klane të tjera brenda Partisë, kryesisht “klani Xhafaj” kanë ndihur në të tatëpjetën e Ballukes. Me informacione të dhëna kafeneve, me dokumenta të dërguara në mënyrë anonime tek “tigri Ahmetaj” dhe të tjera forma të shpënies së fjalës në veshët e duhur.
Nuk mund të them se ka një klan “Peleshi” se tradicionalisht, korçarët e kanë dëshmuar se nuk janë shumë të aftë për të krijuar klane të rëndësishëm në “arenën kombëtare”, por Kryetari i Kuvendit i njeh mirë grupimet në kupolën e PS-së dhe mundohet të manovrojë për të mbijetuar si një njeri i rëndësishëm “socialist”. (Eshtë shumç vonë tani për të, që të ndrrojë sërish Parti.)
Le të kthehemi në titullin e këtij shënimi. Që ka të bëjë me të ardhmen e “kazermës socialiste” kur Rama të bjerë. (Diçka e tillë ka të ngjarë të ndodhë para se t’i vijë fundi legjislaturës.)
Cili “klan” do jetë “trashëgimtari” apo do ketë një copëzim PS-së?
Në vende normale kjo gjë ndodh dhe nuk është e panatyrshme. Ka ndodhur me partitë italiane, ato greke, por edhe në vendet e Veriut të Europës që kanë më tepër stabilitet politik.
Tek ne nuk ka të ngjarë të ndodhë!
Vërtet që mund të ketë një periudhë, kur të gjithë do jenë të çorientuar dhe do e kenë të vështirë të gjejnë “kompromiset” (mungon edhe fytyra e murrëtyer e Gramoz Ruçit), por ata do grumbullohen rreth “strumbullarit ideologjik”, që është “ta hamë këtë popull deri në kockë!”
A ndoshta do venë dorë Suel Cela dhe banditë të tjerë, për të arritur ekuilibrin e nevojshëm mes klaneve dhe të zgjedhin me konsensus “Liderin” e ri, që do i shpjerë sërish “nga fitorja në fitorje!”
Ndoshta edhe me bekimin e “ndërkombëtarëve të korruptuar”.
No comments:
Post a Comment