Friday, 4 June 2021

Reve

Për disa orë u endëm reve

Poshtë çdo gjë dukej e vocërr

Në tonën dorë.

Tigri në njërën anë,

Në tjetrën Eufrati.

Me kullat shkallë shkallë në mes.

Nuk mbetëm vetëm më shumë se një orë,

Të errët por të sjellshëm zogj,

Erdhën mes resh.

“Ejani me ne në shtëllungën më lart

Duket më bukur, ka dhe shampanjë,

Nëse vështrimin do hidhni përreth

Hong-Kongun mund të shihni,

Në anën tjetër deri në Spanjë!”

Edhe në qiell çdo gjë është blerë,

Njëlloj si poshtë, kur rrugët marr,

Duan dhe mendimet e lira të lemë në rrjetë,

Për një gotë shampanjë

Dhe pakëz haviar.

 

No comments:

Post a Comment