Sunday, 6 June 2021

Lexuesve të mij

Dua t’ju them ato që ndjej

Dhe të vërtetat që di.

Me rrëfime të gjata nuk mundem

As me të qarta dhe të shoshitura hulumtime.

Më lodhin,

Më venë në provë durimin,

Më tremb e ftohta saktësi.

Ndaj me të butin çekan

Rimave godas,

Për t’i dhënë bukurinë e këngës,

Të akulltit fakt

Dhe therrëses dhimbje.

Në tisin e mjegullt të metaforave

Ngjyrën tuaj dua të gjeni

Dhe mos mendoni për mua,

Por atë ç’ka është brenda jush,

Për brengat që mbartni qysh në lindje.

  

No comments:

Post a Comment